Pas ndarjes nga i dashuri në kërkim per vr asje dhe she rrit në mes të Tiranës, Trejsi Sejdini largohet nga Shqipëria

E ftuar në një emision televiziv, Trejsi Sejdini ka konfirmuar ndarjen nga Leonard Duka, i cili aktualisht është në kërkim.

Advertisements

“E vërteta është që shumica e njerëzve është e prirur që nëse një person publik është e përfshirë në këtë çështje, e gjithë barra bie te ky person. Unë si Trejsi nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të vërteta apo të pavërteta. Më vjen turp që më është lakuar emri për këto çështje. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë të paligjshme. Unë nuk kam lidhje me asnjë person, që ka lidhje me bandë”, u shpreh bukuroshja, duke u dhënë fund zërave edhe për këtë marr ëdhënie. Por duket se pas ndarjes, misi ka zgjedhur të largohet nga Shqipëria. Ditët e fundit Trejsi ka udhëtuar drejt SHBA-ve, ku dhe do të provojë karrierën si modele. Kujtojmë se të shumta janë shqiptaret që kanë provuar pasarelat amerikane dhe kanë rezultuar të suksesshme

Vetëm ditët e fundit në SHBA ka shkuar edhe Kejvina Kthella, ku po punon për setin e ri fotografik me Vildane Zenelin dhe Fadil Berishën. Këtë herë është radha e vajzës nga Elbasani për të provuar fatin në kontinentin e largët. Pasi gjërat në Tiranë nuk kanë ecur shumë mirë për të, mesa duket ajo ka vendosur të largohet. Kujtojmë se pasi i dashuri i saj u shpall në kërkim, 20-vjeçares iu sekuestrua edhe makina luksoze, të cilën partneri ia kishte dhuruar për ditëlindje.

Advertisements

Vetëm para pak ditësh modelja u përfshi edhe në një she rr bru tal me disa vajza në rrugë. Dyshimet se mund të jetë rr ahur Trejsi janë pasi bukuroshja ka publikuar fotot, ku shfaqet duke pozuar pikërisht pas kësaj makine, që del në video. E pas gjithë këtyre ndodhive në jetën e saj, mesa duket ajo ka vendosur të shkëputet, duke tentuar karrierën jashtë kufijve. Kujtojmë se në Tiranë ajo prej vitesh bënte një jetë luksoze që ia mundësonte i dashuri saj. Makina luksoze, pushime ekzotike, veshje firmato ishin kryefjala e jetës së Trejsit, përpara se partneri saj, Leondard Duka të përfshihej në vr asjen e Santiago Malkos dhe u shpall në kërkim. Pas kësaj, misi i dha fund lidhjes, duke humbur kështu edhe sigurinë ekonomike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVajza heq reçipetat në mes të aeroportit dhe i tund në ajër, shtangen pasagjerët(Video)
Artikulli tjetërFifi nuk ndal kritikat për Enedën pas “Këngës Magjike”, shfryn ndaj kolegëve: E keni ju fajin që nuk fitova, votuat gabim