“Nuk jam unë personi në video, video është e montuar”. Kështu ka deklaruar në një prononcim për “News 24”, kryetari i bashkisë së Bluqizës Lefter Alla.
Advertisements
Reagimi i tij vjen, pak pasi PD në një deklaratë për mediat, tha se personi i filmuar duke pire kok aine ne lokal ishte pikerisht kryebashkiaku socialist.
“Jo nuk është e vërtetë. Nuk ka lidhje me emrin tim. S’ka lidhje me mua hic dro ga. Se njoh as si material. E di që është turp ndoshta që e them, por nuk ka lidhje me mua kjo. Le të vazhdojë Bardhi me shan tazhet e veta.”
Advertisements
Ditën e sotme, mediat raportuan se ishte Alla kryebashkiaku i denoncuar dje në “Opinion”, nga Gazment Bardhi dhe gazetari Artan Hoxha. Hoxha tha se e ka parë edhe vetë ai videon, ndërkohë që për qytetarin e parë të Bulqizës, e gjitha është një shantazh nga ana e PD.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!