Krah për krahu me bashkëshorten, Princ Leka shfaqet me dorën e fashuar në shtëpinë muze në Lushnje, çfarë i ka ndodhur?

Ditën e djeshme u përkujtua 100-vjetori i Kongresit historik të Lushnjes, ku u shoqërua me disa aktivitete jo vetëm në Lushjnje, por edhe në Tiranë.

Advertisements

Në këto aktivitete morën pjesë politikanë, historianë dhe figura të tjera të njohura. Në shtëpinë muze në Lushnje, në të cilën është mbajtur kongresi historik i Lushnjës, u zhvillua dhe ceremonia përkujtimore, në të cilën ishte i pranishëm edhe Princ Leka së bashku me bashkëshorten e tij Elia Zaharia.

Ajo që ra në sy gjatë kësaj ceremonie, ishte fakti se Princ Leka është parë i fashuar në dorën e djathtë, ndonëse nuk dihet se çfarë i ka ndodhur pasardhësit të Mbretërisë.

Advertisements

Dje u festua 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve në historinë e kombit tonë shqiptar. Kongresi i Lushnjes ka zhvilluar punimet që prej datës 21 deri më 31 janar të vitit 1920. Ky kongres ka luajtur rolin më të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar, pasi qëllimi i mbajtjes së këtij kongresi ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në këtë kongres ka marrë pjesë rreth 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jeta fillon duke dashuruar atë”/ Stresi nuk nguron ti shprehë dashurinë nënës së tij: Më ka marrë malli me t’pa(Foto)
Artikulli tjetër“Je k**va e Shqipërisë”, Stresi shfryn mllefin ndaj Ramës(Video)