Kush është Niçja i Marina Vjollcës? Moderatorja “habit” me foton e fundit, zbulon te preferuarin e saj

Moderatorja Marina Vjollca ka shfaqur së fundmi një anë tjetër të sajën, që publiku nuk ia njihte, dashurinë për librat. Në një foto të publikuar në Instastory, Vjollca ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa rreshta të librit që aktualisht ka në duar. Ndër rreshta, vihet re që paragrafi që ka zgjedhur moderatorja flet për Zhozefin, personazhin e librit “Kur qau Niçja”.

Advertisements

“Por Zhozef, ju e shmangni pyetjen time. A keni jetuar jetën tuaj? Apo jeni jetuar prej saj? A keni zgjedhur? Apo ju ka zgjedhur? A keni dashur? Apo keni ndjerë keqardhje për të? Kjo është ajo që unë dua të them, kur ju pyes nëse keni konsumuar jetën tuaj? A e keni përdorur? E kujtoni atë ëndrrën, në të cilën babai juaj qëndronte i pafuqishëm, duke u lutur, ndërsa një fatkeqësi ishte duke i ndodhur familjes së tij?A nuk jeni edhe ju si ai? A nuk qëndroni i pafuqishëm duke mbajtur zi për jetën, që nuk e jetuat kurrë?”- është një pjesë që moderatorja Vjollca, ka vendosur të ndajë në profilin e saj në rrjete sociale.

Pas kësaj fotoje, Marina na lë të kuptojmë se Niçja i saj i preferuar, është filozofi i fashmëm, Friedrich Nietzsche. Në fakt, termi Niçja prej një viti sjell në mendje tek publiku Altin Avdylin, një prej anëtarëve të grupit të Shijakur. Avdylajt u bënë të njohur për publikun pas nxjerrjes së përgjimeve nga “Bild”, teksa dëgjoheshin të flisnin me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Na këputën kabllot”/ Flet operatori Ervin Daja që filmoi vr asjen e Ziver Veizit me 21 Janar: Prokurorët zbarkuan në redaksi(Video)
Artikulli tjetërGo diti mjekun me th ikë, i dënu ari fiton gjyqin me shtetin shqiptar, ja sa mijë euro do marrë pas vendimit të Strasburgut