Menduam se ishte Flori Mumajesi, por jo, zbulohet kush e ndau Jonida Maliqin nga Romeo Veshaj(Tradhtia me personazhin e njohur)

Prej disa kohësh, aktori i humorit Romeo Veshaj ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes me këngëtaren Jonida Maliqi.

Advertisements

Ata u përfolën se u ndanë pas publikimit të një video me skena intime, ku Jonida shfaqej në rrugët e Parisit me Flori Mumajesin.

Mirëpo, burime për ‘Panorama Plus’, hedhin poshtë këto zëra, duke treguar që çifti ishin ndarë javë përpara se video të publikohej.

Advertisements

Nuk dihen arsyet e ndarjes, por Romeo gjatë kësaj kohe është parë në shoqërinë e blogeres së njohur Sara Kolami.

Theksojmë që përpara se të bëhej blogere, Sara ka qenë prezantuese në një emision në IN Tv me moderator Kelvi Kadilli.

Thuhet se ata kanë nisur një romancë me njëri-tjetrin, të cilën e kanë mbajtur të fshehtë.

Ndërkohë njohja mes Romeos dhe Sarës mendohet të ketë nisur Brenda mjediseve të ‘Vizion Plus, ku aktori bashkë me vëllain Donaldin dhe të dashurën e vëllait Bora Zemanin realizojnë emisionin e tyre ‘Treshat’.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVajza e Xhodës shkruan pas va rrimit: Ja pse vd iq babi dhe pse zgjodhi mos kishte homazhe
Artikulli tjetërI shpallur në kërkim, kush është 46-vjeçari që u pra ngos sot, i dën uar me 8 vite