Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese ka prezantuar sot në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin Italian raportin me të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2019 mbi situatën kri minale në Itali.
Advertisements
Dhe në këtë raport të fundit të autoriteteve italiane grupet k riminale shqiptare konfirmohen ndër më aktivet ndër organizatat kri minale të huaja e Shqipëria identifikohet si vend tranziti i he roinës nga Azia Qëndrore e Afganistani drejt tregut të Europës Perëndimore.
RTV Ora News ka siguruar ekskluzivisht këtë raport të fundit të Ministrisë së Brendshme italiane ku që në hyrje të tij në kapitullin mbi aktivitetin e organizatave të huaja thuhet se; “Kri mi i organizuar shqiptar konfirmohet si ndër më aktivët në Itali e mbështetet nga grupet kri minale të ngjashme shqiptarësh aktivë në Holandë, Belgjikë,Austri, Britani e Madhe, Gjermani e Spanjë.Këto grupe kontaktojnë drejtpërdrejtë me referentët e tyre në Shqipëri në mënyrë të veçantë në aktivitete kr iminale komplekse.”
Advertisements
Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme italiane, krimi i organizuar shqiptar në Itali është shtrirë pothuajse në të gjithë territorin kombëtar e me përqëndrim më të madh në Veri ne rajonin e Puglias në jug.
Kri minaliteti shqiptar merret me trafikun e d rogës, emigracioni klandestin, pros titucion. Në raport evidentohet se aftësia e shqiptarëve në trafikun e dr ogës i ka dhënë atyre një rol të rëndësishëm në raport me organizatat e tjera kriminale, aq sa përfaqësojnë për disa grupe maf ioze italiane një kanal të privilegjuar për furnizimin me dr ogë, falë dhe lidhjeve të gjera e rrjetit që zotërojnë në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë në Ameriknë e Jugut, në Holandë, Spanjë, Turqi e Angli.
Format e kr iminalitetit shqiptar shfaqen në mënyrë individuale ose në bashkëpunim për krime specifike, ndërsa format kr iminale të organizuar janë të struktuara në kohë e shpesh në lidhje familjare mes tyre.
Autoritetet italiane nënvizojnë se grupet kri minale shqiptare kanë një aftësi të veçantë për të bashkëpunuar me grupe kri minale të tjera të huaja, por dhe me grupet autoktone italiane.
Shembull është operacioni “Mondo in mezzo” në Romë i cili shkatërroi një grup kr iminal shqiptar që kontrollonte trafiku e dr ogë në zona të caktuar të kryeqytetit italian si dhe disa sipërmarje tregtare.
Duhet evidentuar, thuhet në këtë raport se “Shqipëria është një vend prodhues i mar ijuanës e një vend tranzi i her oinës së ardhur nga Azia Qëndrore e Afghanistani për tregun e Europës Qëndrore (e ashtuquajtura rruga ballkanike).
Rruga detare Shqipëri-Puglia për trafikimin e mari juanës është konfirmuar dhe në raportet e autoriteteve gjyqësore në të njëjtën periudhë kohore të gjashtëmujorit të parë të 2019.
Gjatë këtij gjashtëmujori janë vërtetuar dhe raste për të diversifikuar pikat e zbarkimit të ngarkesave me mari juanës në brigjet italiane të Adriatikut për t’i shpëtuar kapjes nga autoritetet policore.
Këtë e dëshmon operacioni “Sfizio” i Guardia di Finanza i Mesinës i cili dëshmoi zbarkimin e ngarkesave të mëdha me mar ijuanë që mbërrin nga Shqipëria e zbarkonin në brigjet emiliane e kalabreze.
Grupet kr iminale në Itali shfaqen të aftë të menaxhojnë dhe trafikun e dr ogave të tjera si kok ainë e he roinë. Në trafikun e kok ainës thuhet në këtë raport, “organizatat shqiptare kanë një aftësi k riminale me atë të maf ias kalabreze Cosa Nostra me të cilat kanë ngritur në këmbë bashkëpunime të paligjshme.”
Gjatë një operacioni autoritetet antim afia italiane kanë zbardhur se gjatë dorëzimit të një dërgese dro ge grupet shqiptare në bashkëpunim me familjet maf ioze Mazze e Santapaila-Ercolano kishin marrë peng dy bashkëpunëtorë siçilianë për të garantuar pagesën e dro gës.
Në biznesin e dr ogës shqiptarët mbajnë lidhje të rregullta me shqiptarë të tjerë në vende të ndryshme të botës, duke realizuar tr afik transnacional të ngarkesave me lëndë nar kotike.
Përveç trafikut të d rogës aktiviteti kri minal shqiptar gjatë gjashtë mujorit të parë të 2019 është përfshirë dhe në aktivitetin e prost itucionit e në kr imin ndaj pasurisë si gr abitje të dhu nshme, kër ëcënim e zhv atje.
Në raportin e Ministrisë Italiane renditen të gjitha operacione e sukseshme të kryera gjatë 6 muajve të parë të 2019 e të përcjella eskluzivisht dhe nga RTV Ora News, të cilat kanë çuar në shkatërrimin e tr afiqeve të dro gës në nivel kombëtar e ndërkombëtar në bashkëpunim me Interpolin e me autoritetet e policive të tjera europiane e jo vetëm.
Të tilla operacioen të suksesshme janë “Metropolis” i ekz ekutuar nga Policia e Breshës, ku u vunë nën pr anga 30 shqiptarë, 7 italianë e 2 tunizinaë.
Operacioni “Random” në Përugia, operacioni “Drug Queen” në Asti, operacioni angtid rogë “Hostage” në Katania e Kaltanisetta, operacioni “Fiori di Primavera” në Brindizi e Lecce, operacioni “Battleship” po në Lecce, operacioni “Sabbia” në Firenze, operacioni “Sfizio” në Messina, “Erostrato” në Viterbo etj.
OraNews
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!