Nga sot nis kthesa e motit/ Ja çfarë pritet në ditët në vazhdim

Pas disa ditëve me mot me diell, tashmë situata atmosferike mbi vendin tonë pritet të ndryshojë gradualisht duke filluar nga dita e sotme.

Advertisements

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se dita e Shtunë do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin, por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës pritet shtimi gradual i vranësirave fillimisht mesatare dhe prej orëve të pasdites deri të dendura. Në orët e vona të mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta përgjatë vijës bregdetare.

Ashtu si këto ditët e fundit, edhe sot në orët e mëngjesit, në zonat luginore dhe sipërfaqet ujore pritet të ketë mjegull të dendur dhe shikim të reduktuar dhe gjithashtu për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë edhe brymë.

Advertisements

Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të regjistrohen nga -6ºC në zonat malore deri në 5ºC në ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 5ºC në zonat malore deri dhe 15ºC në ato bregdetare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMotra e Elvanës bën gjestin human për të prekurit nga tërmeti
Artikulli tjetërLDK dhe LVV s’po arrijnë marrëveshje, partneri i Tunës fyen rëndë: Na hongsh k*kën! (FOTO)