Altin Avdyli, kreu i ban dës së Shijakut, i njohur edhe si “Niçja” është i bu rgosuri VIP numër 2 që lë hekurat e bu rgut për t’u vizituar.
Advertisements
Tirana News ka publikuar sot një foto ku shihen forcat e Sigurisë që kanë ‘blinduar’ zonën, ndërkohë që sipas dëshmitarëve brenda ndodhej Altin Avdyli. Ai është shoqëruar nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë duke hyrë në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 në Tiranë, e cila ndodhet në qendër të kryeqytetit.
Kreu i ban dës së Shijakut, që u bë i famshëm për përgjimet e publikuara nga BILD, ku “Niçja” pretendohet se komunikonte me Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit.
Advertisements
Situata e sigurisë në Bu rgje është në fokus të vëmendjes së opinionit publik, pasi skandalet kanë ndjekur njëri-tjetrin. Dritan Dajti, i dën uar për vr asjen e 4 policëve, doli nga bu rgu më 10 janar, teksa efektivët i bënin roje teksa vizitohej në ish-bllok, ndërkohë që numri 2 i ban dës së Durrësit, Endrit Dokle u lirua nga gjykata e Krujës, që i fali 5 vite bu rg për sjellje të mirë. E jo më larg se dje, u mësua se Emiljano Shullazi punonte si përgjegjës për librat në bibliotekën e bu rgut 313.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!