Zhd ukja e mistershme e kapitenit turk në brigjet e Shëngjinit, ja çfare vendosi prokuroria per jahtin e bra ktisur

Prokuroria shqiptare i kthen pronarit jahtin e mbetur në ujërat shqiptare pas zhd ukjes së kapiteni turk Sezgin Yavuz në fund të verës në brigjet e Shëngjinit.

Advertisements

Jahti iu rikthye pronarit në dhjetor 2019 pas disa kërkesave të biznesmenit turk. Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i bra ktisur në fillim të shtatorit në ujërat ndërkombëtare në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Me gjithë disa muaj hetime nuk ka asnjë rezultat për gjetjen e kapitenit Yavuz. Prokuroria ka dërguar disa letër porosi në disa shtete për çështjen e zhd ukjes së 31-vjeçarit. Një javë para se të zhdu kej, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi.

Advertisements

Jahti luksoz u gjet i bra ktisur disa muaj më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Mjeti u gjet i braktisur nga peshkatarët, por mbetet ende mister zhdu kja e shtetasit turk, Sevgin Yavuz që sipas dëshmisë së pronarit Nemid Akyuz, ai ishte kapiteni. Ajo që shton më tepër misteret është se mjeti lundrues nuk është diktuar nga radarët, ç’ka i bën autoritetet të mendojnë se mund të ketë qenë vetë Yavuz ai që ka fikur pajisjen. Pronari Akyuz ka treguar se për herë të fundit ka folur me kapitenin më datë 6 shtator dhe se i ishte dukur mjaft mirë. Ai mohon pistën e mby tjes pasi shprehet se Yavuz ishte me mjaft eksperiencë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMinistri jep lajmin e mirë/ Ja vendi europian që do t’i duhen miliona emigrantë në vitet e ardhshme
Artikulli tjetërRezart Veleshnja thumbon keq vipat shqiptarë pas fotos që publikoi, por si do e presë Luana?(FOTO)