Seanca e radhës e Procesit “Ruby” kundër ish-kryeministri Silvio Berlusconi gjatë të cilit janë bërë deklarime sho kuese nga agjenti i personazheve të spektaklit Francesco Chiesa Soprani, është zhvilluar në Gjykatën e Minaos.
Advertisements
Siç përcjellin mediat italiane, agjenti i personazheve të spektaklit ka rrëfyer se sipas asaj çka vajzat i tregonin, ata kryenin raporte sek suale me radhë me Silvio Berlusconin në një dhomë të errët në rezidencën e tij në Arcore në Milano.
Vjazat i kanë rrëfyer se raporte se ksuale me Berlusconi ka kryer dhe Ruby (Karima el-Mahroug), mino rene në atë kohë. Githashtu ai ka deklaruar se vajzat paguheshin për të gënjyer në procesin gjyqësore për të mos treguar të vërtetën e festave e raporteve se ksuale me ish-kryeministrin,
Advertisements
Agjenti i vipave Francesco Chiesa Soprani ka përcjellë konfidencat e modeleve që punonin me të e të përfshira në këtë proces Maryshell Polanco e Imane Fadil e cila ndërroj jetë pak kohë më parë nga një sëmundje e rallë, e me dyshimet mediatike se ndoshta është hel muar.
Sipas rrëfimit të vajzave ato paguheshin çdo muaj për të heshtur gjatë seancave gjyqësore si dhe merrnin dhurata shtëpi apo favore të tjera ekonomike e pjesëmarrje në programe televizive në Mediaset.
Para trupit gjykues Francesco Chiesa Soprani ka rrëfyer se një nga vajzat Silvia Trevaini i ka treguar se ka marrë nga Silvio Berlsconi 1.8 milionë euro për të heshtur e Nicole Minetti është paguar nga ai me 5 milionë euro, një shtëpi si dhe 2500 euro çdo muaj.
Dëshmia e agjentit të vipave rëndon akuzat ndaj lideri të Forza Italia e të 28 personave të tjerë të vënë nën hetim nga procesi Roby me akuzën e deklaratave falso, ab uzime se ksual dhe me mi norenë, abu zim detyre, etj..
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!