Marrëveshja e re/ Rrjeti “merr dhenë” nga memet ironizuese (FOTO)

Një ditë më parë përfaqësues të opozitës së bashkuar dhe bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilluan takimin e parë, që u cilësua si një marrëveshje e re pozitë-opozitë, bazuar edhe në dokumentin e Bundestagut gjerman.

Advertisements

Opozita e konsideroi uljen në dialog me mazhorancën për reformën zgjedhore, si hapin e parë drejt realizimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Në anën tjetër përfaqësues të Rilindjes shprehen se në bazë të Kushtetutës zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse mazhoranca në Kuvend ka vullnet dhe nuk i jep votëbesimin qeverisë, apo nëse Kryeministri gjykon se duhen zgjedhje të parakohshme dhe e çon vendin drejt tyre.

Advertisements

Në takimin e parë, Oerd Bylykbashi (PD), Petrit Vasili (LSI), Damian Gjiknuri (PS) firmosën një dokument ku pranohej ngritja e një Këshilli Politik gjithëpërfshirës që do të diskutonte dhe hartonte draftin për Reformën Zgjedhore, me asistencën e ndërkombëtarëve, ndërsa dokumenti final do të miratohej nga Kuvendi pa ndryshime.

E gjitha kjo, sipas opozitës, shënon hapin e parë të shpërbërjes së Kuvendit, i cili pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e opozitës në 16 shkurt 2019, ka humbur legjitimitetin e tij.
Megjithatë, në rrjetet sociale kanë plasur memet ironizuese, kryesisht ndaj opozitës, referuar deklarimeve të mëparshme të saj se nuk do të ketë marrëveshje me Edi Ramën, apo bisedime me Damian Gjiknurin, i kapur në përgjimet e dosjes 184.

Faqet e humorit në rrjet kanë vendosur në qendër të vëmendjes kreun e PD-së, Lulzim Basha, por edhe Bylykbashin dhe Vasilin, që përfaqësuan opozitën e bashkuar në tryezën e djeshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas suksesit në Sanremo shfaqet vëllai ‘prob lematik’ i Alketa Vejsiut, ja komenti që i bëri! (FOTO)
Artikulli tjetërDallga e madhe i merr me vete, humbin jetën babai dhe vajza 7-vjeçare, në kërkim djali 4-vjeçar