Paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dendura vranësirat paraqiten në Juglindje duke rrezikuar reshje të pakta dëbore.
Advertisements
Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vijon moti me kthjellime dhe vranësira, por pa rrezikuar reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C mëngjesi në zonat malore deri në 10°C mesdita në bregdet.
Advertisements
Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri mbi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!