Pas këtyre ditëve të kthjellëta do të vijë një fundjavë ndryshe. Gradualisht, gjatë ditës së shtunë vranësirat do të vijnë në dendësim, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Advertisements
Përgjatë maleve do të shfaqen reshjet të dobëta bore dhe në pjesën tjetër të vendit reshje lokale shiu.
Era, do të fryjë nga kuadrati i lindjes e lehtë e mesatare në brigjet e Adriatikut, duke u pasuar nga një valëzim i ulët i forcës 2 deri 3 ballë.
Advertisements
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -4ºC deri në 7ºC;
zonat e ulëta -1ºC deri në 14ºC;
zonat bregdetare 1ºC deri në 15ºC.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!