Njihuni me “bishën” gjigante që do të pushtojë ujërat(Foto)

Në dete e oqeane qarkullojnë shumë superjahte, të cilët çdo vit përmirësohen.

Advertisements

Vetëm pak ditë pasi arkitektja italiane e mjeteve lundruese, Elena Nappi, zbuloi projektin e saj të një jahti që shndërrohet në një nëndetëse, një tjetër projekt i jashtëzakonshëm është zbuluar.

Kompania e projektimit të jahteve me bazë në Milano, ka zbuluar planet për megajahtin e frymëzuar nga anijet lu ftarake, si dhe nga anijet kozmike. I njohur si “Project Centauro”, jahti mbi 100 metra, duket si një ndërthurje mes anijeve lu ftarake dhe atyre kozmike, me një teknologji super të avancuar.

Advertisements

“Project Centauro” mund të mbajë deri në 14 persona, me pishinë, një zonë për uljen e helikopterit, zonë për zhytje, xhakuzi, klub veror të frymëzuar nga tempujt e lashtësisë. Ndërkohë, dy motorët i mundësojnë këtij jahti të lëvizë me një shpejtësi deri në 23 milje në orë.

Megjithatë, aktualisht “Centauro” mbetet në fazën e projektimit dhe ekipi nga Officina Armare thonë se do të duhet të paktën dy vite për të ndërtuar këtë jaht që duket sikur vjen nga hapësira. Edhe për çmimin e tij është ende herët, pasi brendësia e tij do të jetë e bazuar te prefencat e blerësit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakProbleme me tensionin e lartë? Ushqimet që duhet të hani në mëngjes
Artikulli tjetërTm erri që pasoi me 176 viktima, Irani pranon fajin: U godit gabimisht, ja me çfarë u ngatërrua