“Gruaja e parandjeu se avioni do të rrëzohej”, bashkëshorti i saj tregon se çfare i tha 20 minuta para fluturimit

Njëzet minuta përpara se aeroplani të nisej nga kryeqyteti iranian, Sheyda Shadkhoo një grua që ishte brenda avionit që u rrëzua në Iran e kishte telefonuar burrin e saj duke i kërkuar atij të kontrollonte nëse gjithçka ishte në rregull me udhëtimin.

Advertisements

Ajo kishte marrë tre javë pushim nga puna e saj në Toronto për të vizituar nënën dhe motrat e saj në Teheran. E ndërsa i kishte mbaruar pushimet ajo po shkonte sërish në Kanada te burri i saj, Hassan Shadkhoo.

“Unë i fola asaj… 20 minuta para se të hipte ne avion. Ajo ishte e shqetësuar për tensionet midis Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi vr asjen e gjeneralit të lartë iranian Kasem Sulejmani. Ajo dëshironte që unë ta siguroja atë se nuk do të bëhej luf të. Unë i thashë asaj të mos shqetësohej. Asgjë nuk do të ndodh.”– ka thënë ai për CNN në Toronto.

Advertisements

Ditën e djeshme një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vikt imave. Ambasada ukrainase në Iran konfirmoi se shkak për rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me s ulm terr orist. Megjithatë dyshimet janë shtuar pasi Irani nuk ka dorëzuar dy kutitë e zeza që u gjetën pas rrëzimit të avionit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE quajti Dubain si vendin e sheikëve dhe që nuk duhej promovuar, por ja ç’thoshte Alketa per “vendin e sheikëve” disa kohë më parë(FOTO)
Artikulli tjetër“Ta ngrej në ajër, t’ja q* robt”, shau live në Instagram, Trejsi Sejdini: Është shumë për të qeshur, realisht nuk e dija që isha live!(Video)