“S’kam asnjë aftësi, përveçse të shes trupin”/ Gazetarja Bezati tregon historinë e pros*itutës shqiptare

Gazetarja Doriana Bezat tregoi në emisionin Opinion, se sa janë pagesat për vajzat që ushtrojnë prost itucion në Tiranë, por jo vetëm.

Advertisements

“Çmimet variojnë nga 5 mijë lekë dhe deri në 2 mijë ero që janë vajzat e luksit. Këto janë modele apo vajza të show bizz-it”, tha gazetarja.

Po ashtu ajo tregoi rastin e një vajze 22-vjeçare, e cila ushtronte prost itucion në mes të Tiranës.

Advertisements

“Nga kurioziteti që kam pasur sesi funksionon jeta e një punonjëse se ksi unë kam kërkuar që të ndjek një ditë të një vajze, e pagëzova me emrin Lorena për të ruajtur anonimatin e saj. Ishte një vajzë që punën e kishte kthyer në biznes, kishte bërë vetëm 4 vjet shkollë. Nuk kam asnjë aftësi tjetër përveçse të shes trupin, më tha. Ishte nënë e 3 fëmijëve, megjithëse ishte 22 vjeç. Të tre fëmijët i kishte çuar tek Shtëpia e Fëmijës, sepse nuk mundej që t’i rriste e vetme. Më tha qartë, që nëse do që të bisedosh me mua, duhet të blesh kohën time.

Unë e kam paguar për të qëndruar me mua dhe për të më treguar jetën e saj. E ka nisur punën që në moshën 13-vjeçare. Jetonte fillimisht në Lushnje, prindërit i vdi qën për arsye të ndryshme, Kaloi në shtëpinë e tezes në Fier, aty u ndje e keqtrajtuar dhe iu drejtua rrugës, ku u vetëshfrytëzua. Fillimisht kishte një bashkëjetues i cili e shfrytëzonte, më pas u nda nga ai pasi pati edhe një fëmijë. Dy fëmijët e tjerë i bëri në rrugë me partnerë që nuk i dinte cilët ishin baballarët e fëmijëve, vetëm për faktin që nuk kishte njohje për ruajtje në marrëdhënie sek suale.

Ajo vajzë më tregoi se pros titucioni nuk është aq i fshehtë sa ne e pandehim, apo aq i vështirë. Ajo ishte në mes të Tiranës, pas Muzeut. Mjafton të qëndroj këtu dhe unë arrij të shikoj njerëzit sesi ecin se kush është në gjendje të blejë se ks, më thoshte”

Bezat tregoi më tej se kjo vajzë, i kishte treguar se ata që paguajnë për se ks janë njerëz të arsimuar, me profesione të ndryshme. Gazetarja zbuloi gjithashtu se trupin e shesin femra deri në moshën 60-vjeçare. Opinion.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi ditor nga Paolo Fox/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
Artikulli tjetër‘Ka dhënë dëshmi për 27 kr ime të Berishës’, avokati i Izet Haxhisë tregon detajet qe përmbajnë 143 faqet e dhëna para SPAK-ut