Banorët e Thumanës po vuajnë strehimin në këto ditë të ftohta dimri.
Advertisements
Ata kërkojnë një përgjigje nga bashkia sesi do të zgjidhet përfundimisht strehimi i tyre nëpër banesa, pasi shtëpitë e tyre janë të dëmtuar dhe të pabanueshme. Rreth 25 familje po vijojnë të qëndrojnë në hotel, ndërsa pjesa tjetër në çadra, pasi nuk ka shtëpi me qira, ndërsa pranë sportelit të bashkisë qytetarët ende vijojnë të dorëzojnë dokumentet për bonusin e qirasë.
“Do të dalë përpara gjithë ambasadave dhe do bie poshtë, për mua t’i lutesh edhe ti Zotit të vdesë se sa torturohem. Ku ta gjej zgjidhjen? Ata të mitë që janë në varreza janë të qetë. Unë po vd es për ditë, ata vd iqën njëherë. Po v des çdo sekondë. Të paktën mëshirë për të sëmurët nuk kanë këta?”, shprehet banorja për Ora news.
Advertisements
Dr ama duket se po rëndohet për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Është e sëmurë, e vetme dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje ende nga Bashkia për strehim.
Përgjigja e Bashkisë është kur të dalë për të gjithë. Është marrë dhë thonë që do të jepet në momentin më të parë.
Gazetarja: Ju keni kërkuar shtëpi me qira?
“Shtëpi me qera nuk ka në Krujë.”
Qytetarja: Nuk ka shtëpi me qira sepse nuk kanë kushte për mua. Unë duhet të kem spitalin shumë afër.
Qytetari: Se po aplikoj dhe për momentin nuk e di.
Gazetarja: Po pse kaq vonë po aplikoni për bonusin e qirasë?
Qytetari: Kur erdhën ata të komisionit pak përpara vitit të ri, disa ditë ngeli ajo pas dore dhe tani u bëra mbarë për të ardhur.
Sportelistja: Për ditën e sotme ka qenë rreth 10 persona që kanë ardhur dhe kanë aplikuar për bonusin e qirasë.
Zgjidhja nuk ka ardhur për të gjithë qytetarët që kanë mbetur në qiell të hapur.
Banorja 3: Po vde sim prej të ftohtit. Ne po bëhemi më keq se vi ktimat. Njerëzit janë nëpër hotele. Ne sjemi as në hotel e askërkund. I lutemi shtetit të shikojë na shikojë familjen. Kemi përfunduar në kat astrofë. Kemi përfunduar në sanatorium. I lutem shtetit të vendosë dorë mbi njerëzit. Ne për përfundojmë, kemi kaluar në krizë dhe depresion.
Ndërsa në Krujë qytetarët janë strehuar në hotele apo palestrat e shkollës bashkia premton se zgjidhja do vijë shumë shpejt. Por në Thumanë, banorët janë në qiell të hapur, shpresa ju ka humbur.
Banorja 4: Me burrë të sëmurë, vetë jam sëmurë, asnjë të ardhur kurrkund. Unë dua një shtëpi. Sa të futemi brenda të rrimë ngrohtë të paktën. Po vde sim nga i ftohti. Moti i keq i ka shkatërruar edhe çadrën.
Banorja 3: Kam shkuar sot në komunë dhe më thonë që presim ushtarët. Presin fëmijët ushtarët, çfarë ushtarësh. Kjo është çadër verore, çadër lecke (tregon çadrën ku strehohet).
Kanë një kërkesë për qeverinë pasi kanë lënë hotelet dhe janë rikthyer në çadër në kërkim të një shtëpie me qira.
Banori: Duam një kontenier të paktën ta vendosim aty në tokën tonë. Ta di që jam brenda të paktën. Nuk ka drita, e darka ende nuk është gati për këto familje.
Gazetarja: Për të ngrënë keni sot?
Banorja: Do bëjmë një diçka me gaz. Do ta vendosim gazin te çadra dhe do tu bëjmë fëmijëve diçka sa më shpejtë. Se drita nuk kemi që dje.
Banorja: Pilaf kam bërë për darkë.
Gazetarja: Ju ka ndihmuar njeri për ushqime?
Banorja: Vetëm kisha dhe donatorët privatë.
Në errësirë, pa një zgjidhje lëmë Thumanën e tronditur nga fatkeqësia natyrore e që duket se dhe pushteti e ka lënë në harresë.Ora News
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!