Moderatorja Alketa Vejsiu ka vendosur që të marrë hak ndaj të gjithë personazheve që e ironizuan gjatë prezantimit të Festivalit të RTSh-së. Pasi iu ‘sùl’ koleges së saj Xhemi Shehut, tanimë Alketa është kthyer nga Marina Vjollca, e cila nuk e kurseu ironinë ndaj saj.
Advertisements
Në faqen e “Revista Class”, është postuar një fotot e dy motrave Vjollca, të cilat janë me pushime në Dubai bashkë me partnerët e tyre respektivë. Por Alketën e ka shqetësuar kjo gjë, dhe ka vendosur që të ironizojë dy motrat duke shtuar në fund se fotoja e tyre është përdorur vetëm si ilustrim dhe nuk është shembulli konkret.
““Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! Sheiket e shoëbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai! Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit! Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez! Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre! Për grimin e tyre! Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa! Për jetën e tyre luksoze! Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të!
Advertisements
Po juve a ju duket interesant Dubai? Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore? Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe se xy, forma të theksuara? Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luf tojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari! Përdorëm foton në fjalë, se motrat Vjollca na duken imazhi më i mirë i Dubait në këtë fillim viti! Votoni ne story! Cilin model pelqeni më shumë?#jasha,”-shkruhet në postim.
Diçka vihet re në ‘sùl met’ e Alketës: janë poshtë brezit. Si me rastin e Xhemit por edhe me rastin e motrave Vjollca moderatorja nuk ka pasur guximin që t’i kthejë reston nga profili i saj por ka përdorur median e saj, revistën “Class”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!