“Do të skuqeshe nga pafuqia përballë kulturës së Aleksandër Prosit”/ Përparim Kabo i kthehet Elva Margaritit

Një postim në Facebook i ministres së Kulturës, Elva Margariti për 100-vjetorin e lindjes së aktorit të madh, Aleksandër Prosit, ka sjellë edhe një reagim nga filozofi Përparim Kabo.

Advertisements

Kabo shprehet se ndihet i ligështuar për vlerësimin e varfër që ministrja i ka bërë aktorit të madh shqiptar, Prosit.

“Ju keni treguar me kete formulim se as e njihni cili eshte Sander Prosi, ku studjoi dhe per cfare, si u lidh me teatrin, cilet jane rolet ne repertorin Shekspirian, cfare ka luajtur nga leteresia botrore dhe ajo shqiptare dramaturgjike, cili eshte kontributi ne kinematografi dhe cfare profili karakterial ai krijoi…Ju flisni per 100 vjetorin e tij me nje lehtesi sikur te flisni jo per nje kollos te skenes por per nje aktor cfardo.”, shprehet ai.

Advertisements

Kabo i thekson më tej Margaritit se po të ishte gjallë Aleksandër Prosi ajo do të skuqej nga pafuqia përballë kulturës së tij.

Reagimi:

Te nderura miq, ju lutem lexoni komentin e Ministres se Kultures ne 1oo vjetorin e Lindjes se aktorit te madh Aleksander Prosi…Çfarë varfërie…o zot ku shkojme?!

Elva Margariti
9 hrs ·
🎬Kur ishim fëmijë shumë prej nesh mendonin se ai burri i urtë me mjekër të bardhë, në filmin “Nëntori i Dytë”, ishte me të vërtetë Ismail Qemali. Nuk do të kishte qenë kështu, pa lojën e mrekullueshme të aktorit Sandër Prosi, të cilin e kujtojmë sot në 100-vjetorin e lindjes. Nuk kishte rol të madh apo të vogël për të, ai dinte se si të ishte protagonist, duke mishëruar në mënyrë të përkryer karaktere nga më ekstremet, që nga burri i shtetit te hamalli, nga profesori te luftëtari. Sandër Prosi na ka lënë pas një galeri të rrallë personazhesh, një shkollë aktrimi, një pikë referimi për të gjithë brezat e rinj.

#AktorëtShqiptarë
#SandërProsi
#Teatër

#Kinematografi
#KulturaqëDuam
#MinistriaeKulturës

Ja dhe shenimi qe kam bere ne faqen e saja.

Po lexoj kete shenim tuaj zonja Ministre dhe Fb tregon se e ke hedhur para 8 oresh, pra diku nga ora 15, dhe e kuptoj pse , dikush te ka njoftuar per kete date dhe per kete pervjetor te 100. Formulimi do doja te mos jete i juaji por i ndonje punonjesi qe meret me faqen, sepse nese eshte i juaji, une ndjehem i ligeshtuar se si nje ministre kulture te jete kaq e varfer ne vleresimin e nje aktori te ketyre permasave…Ajo hyrja se kur kemi qene femije…mendonim se Ismail Qemali ishte Aleksander Prosi, nuk i shkon kesaj stature…Ju keni treguar me kete formulim se as e njihni cili eshte Sander Prosi, ku studjoi dhe per cfare, si u lidh me teatrin, cilet jane rolet ne repertorin Shekspirian, cfare ka luajtur nga leteresia botrore dhe ajo shqiptare dramaturgjike, cili eshte kontributi ne kinematografi dhe cfare profili karakterial ai krijoi…Ju flisni per 100 vjetorin e tij me nje lehtesi sikur te flisni jo per nje kollos te skenes por per nje aktor cfardo. Ju duhet ta nisnit sot diten e punes me kete ngjarje. Ju duhet te organizonit nje aktivitet.

Ju duhet te kishit sot nje botim special me foto te tij neper role. Ju duhet se paku te kishit organizuar sot nje aktivitet perkujtimor…Ju nuk bete asgje asgje thjesht i thate dikujt t’ju bente nje tekst dhe t’Ju gjente edhe nje foto…Sa keq. Po a mendoni ju se si do kujtohej 1oo vjetori i Iv Montan ne France apo Lorenc Olivierit ne Angli, Mastrojanit ne Itali apo nje aktori te shquar spanjoll suedes apo kudo ne bote…Me fal zonja ministre, por kjo sjellje vetem kulture nuk eshte, eshte thjesht nje adete ne Fb…sa keq. Po te ishte Sander Prosi gjalle dhe te takoheshe me te ju do skuqeshit nga pafuqia juaj perball kultures se tij….
pkabo 6 janar 2020

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolici i vë gjobë, shoferi “çmendet”, hip në makinë dhe tenton ta shtypë (Video)
Artikulli tjetër“Përdhu nimi nuk është për të qeshur”/ Fansat “kryqëzojnë” Butrint Imerin pas deklaratës sho kuese(Foto+Video)