Tensionet arrijnë kulmin/ Të betuar për ha kmarrje ndaj SHBA-së, ja vendimi që mori Irani

Në mes të tensioneve midis Teheranit dhe Uashingtonit, Irani ka njoftuar se nuk do të respektojë më kufizimet e marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare. Megjithatë, Irani lë hapur dyer të pasme.

Advertisements

“Për programin bërthamor të Iranit nuk do të ketë më kufizime,” deklaroi qeveria në Teheran të dielën në mbrëmje. Kjo ka të bëjë me “aftësinë për të pasuruar uraniumin, nivelin e pasurimit të uraniumit dhe fushave të tjera të kërkimit dhe zhvillimit”. Kjo është “faza e pestë dhe e fundit” e tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, Irani e bëri të qartë se programi i tij bërthamor ishte gjithmonë në përputhje me nevojat e tij teknike. Kështu që mbetet e paqartë se në çfarë mase do ta pasurojë Irani në të vërtetë uraniumin e tij.

Advertisements

Edhe bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike IAEA do të vazhdojë, u bë e ditur nga Teherani. Veç kësaj Irani bëri të ditur se është i gatshëm në çdo kohë të kthehet plotësisht në marrëveshjen bërthamore sapo marrëveshja të zbatohej në përputhje me kontratën dhe kur të hiqen sanksionet e SHBA. Me këtë Irani ka lënë një derë të hapur për një zgjidhje diplomatike.

Kundërgoditje “disproporcionale”

Sipas vëzhguesve politikë, Irani i përgjigjet me deklaratën e tij vr asjes së gjeneralit iranian Ghassem Soleimani në një su lm të SHBA në Bagdad të premten në mbrëmje. Teherani ishte betuar për “ha kmarrje” për këtë akt. Që atëherë, në rajon është përhapur frika e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës dhe e konflikteve të ar matosura.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump e bëri të qartë se në rast të një sulmi ndaj qytetarëve amerikanë ose objektivave amerikane, Irani do të përballet me pasojat më të rënda.

Shtetet e Bashkuara do të godasin shpejt dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, kë rcënoi Trumpi në Twitter. Një kundërsu lm i tillë mund të jetë “ndoshta joproporcional”, paralajmëroi ai. Trumpi nënkupton ndoshta me këtë se Shtetet e Bashkuara mund t’i përgjigjen një su lmi iranian me një su lm shumë më të madh. DW

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë! I riu tenton të th er babain , shmanget tra gjedia në Tepelenë (Detaje)
Artikulli tjetërI kërkojnë qeverisë t’i zgjidhë problemet e të menduarit, ja mesazhi qe iu dha Rama: Si ata që bëjnë vetëvr asje nga frika se…