Ja kur merr fundi acari që ka mbërthyer vendin, sinoptikania tregon çfarë pritet

Nëse menduat se dita e sotme ishte një nga më të ftohtat, e keni gabim.

Advertisements

Sinoptikania e Metoalb, Adiola Bami tha se edhe dita e nesërme do të vijojë me rënie temperaturash që në zonat malore do të shkojnë deri në -11 gradë Celsius por të mërkurën do të ketë ndryshim të motit.

Ndërkohe ajo informoi se era do të vijojë herë-herë dhe se në det do të shkojë deri në 65 km/h.

Advertisements

“Moti do të vijojë të mbetet i kthjellët por do të jetë i ftohtë. Nesër do të ketë rënie temp sërish. në zonat malore do zbresë në -11 gradë. Në zona të tjera në mëngjes vlera minimale do të jetë në -3 gradë. Nga e mërkura do të kemi ngritje graduale të temperaturave. Për sa i përket erës ka pasur një dobësim duke nisur nga mesnata por që do vazhdojë të mbetet herë pas here e fortë, kryesisht në det të hapur ku do të shkojë deri në 65 km/h”, tha Bami.

Kujtojmë se një ditë më parë kryeqyteti dhe rrethe të tjera u përfshinë nga era e fortë. Në Durrës u pezullua lundrimi i trageteve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk deshe të isha vetëm”, vëllai i Vetonit përlot me dedikimin e tij
Artikulli tjetërGrezda i jep fund aventurës me Rejnxhërs, zbulohet skuadra e re e sulmuesit shqiptar