Ndahet nga jeta profesori i njohur, njeriu që ka ngritur ‘themelet’ e mikrobiologjisë

Ndahet nga jeta mjeku, pedagogu dhe një nga baktereologët më të shquar shqiptarë, Robert Andoni.

Advertisements

Profesori i njohur është autor i 16 teksteve shkencore e mësimore ndër të cilët Diagnoza Baktereologjike, Fjalor i Mikrobiologjisë, Baktereologjia Klinike etj.

“Bakteriologjia klinike” është një nga librat e tij më të vlerësuar me të cilin ka pasuruar fushën e mikrobioligjisë. Ai ka shërbyer me ndershmëri, me kompetencë të lartë profesionale për gati 40 vjet rresht.

Advertisements

Profesori i shquar i konsideruar si një nga personat që ka vënë themelet e mikrobiologjisë, ka qenë pjesë e departamentit të mjekësisë në një universitet në Tiranë, duke përcjellë dijet e tij për disa breza të tërë.

Robert Andoni ka lindur në Tiranë, më 5 nëntor 1941, shkruan newsbomb.al. Homazhet në nder të tij do të kryehen ditën e diel, 5 janar 2020, nga ora 10.00-12.00, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, Tiranë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘“T’i japim fund’, Kryemadhi thirrje shqiptarëve: Merrni në dorë fatet. Në 2020-n s’na ndal dot asnjë
Artikulli tjetër3 studente në Tiranë rrëfejnë detajet e se*sit on-line para gjykatës(Detaje)