Viti 2020 do te jete dekada e shpresës dhe ndryshimit. Keshtu tha sot kryetarja e LSI Monika Kryemadhi teksa i beri thirrje shqiptarëve të marrin në dorë fatin e tyre, nga Konventa e LSI per Tiranen.
Advertisements
“Startimi në këtë dekadë të re është një mision i madh dhe i pakthyeshëm. Është një mision që nuk e ndal dot asnje, autokrat, burokrat i korruptuar, oligark, kriminel, trafikant a kushdo qoftë, pasi përballë nuk ka as një, as dy, as pesë e as dhjetë, por shumicën absolute të shqiptarëve, që janë ngritur në këmbë për të rifituar Shqipërinë që po përpiqen t’ua grabisin.
Viti 2020 është fillimi i një dekade ku Shqiperia, Familja, Kombi shqiptar janë dhe do të jenë të parët! Asnjë dorë e zezë nuk mund të shtrihet mbi to pasi të gjithë shqiptarët së bashku do ta refuzojnë me forcën e rezistencës dhe shpirtit të tyre”.
Advertisements
Fjala e plote
Të dashur shqiptarë dhe shqiptare,
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Qarkut Tiranë!
Ju uroj një vit të ri të mbarë, të paqtë, të gëzuar dhe të begatë për ju dhe gjithë shqiptarët.
Ju uroj këtë vit, i cili hap dekadën e shpresës, dekadën e fitores mbi të keqen, dekadën kundër varfërisë, dekadën e rifitimit dhe konsolidimit të lirive, dekadën e një Shqipërie pjesë të Europës së Bashkuar, dekadë që e bën Shqipërinë edhe njëherë vend të dashur të shqiptarëve nga e cila ata nuk do donin të iknin kurrë, në dekadën që do ta kthejë Shqipërinë realisht në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.
Startimi në këtë dekadë të re është një mision i madh dhe i pakthyeshëm. Është një mision që nuk e ndal dot asnje, autokrat, burokrat i korruptuar, oligark, kriminel, trafikant a kushdo qoftë, pasi përballë nuk ka as një, as dy, as pesë e as dhjetë, por shumicën absolute të shqiptarëve, që janë ngritur në këmbë për të rifituar Shqipërinë që po përpiqen t’ua grabisin.
Viti 2020 është fillimi i një dekade ku Shqiperia, Familja, Kombi shqiptar janë dhe do të jenë të parët! Asnjë dorë e zezë nuk mund të shtrihet mbi to pasi të gjithë shqiptarët së bashku do ta refuzojnë me forcën e rezistencës dhe shpirtit të tyre.
Ne jemi krenarë për sot dhe për gjithë jetën se do të jemi ne njerëzit e dekadës së re të një Shqipërie krejt tjetër nga kjo e sotmja që nuk është hall dhe problem vetëm i shqiptarëve por edhe i Ballkanit. Të një Shqipërie e njerëzve të lirë, e inisiativës së lirë, gjithashtu edhe një shembull përparimi dhe zhvillimi.
Kjo dekadë do të flakë tej Rilindjen e shëmtisë politike dhe morale, Rilindjen e shpërbërësve të familjes, Rilindjen e tradhëtarëve të Kombit dhe do të ngrejë lart atdhetarët e vërtetë, të rinjtë e talentuar, burrat dhe gratë që mbajnë mbi shpatulla ekonominë e vendit dhe të familjeve të tyre. Do të ngrejë lart talentin dhe dijen e shqiptarëve me të cilët ne krenohemi dhe që sot kemi aq shumë nevojë. Tashmë ka ardhur më në fund dita që të ringremë shpresën dhe besimin dhe të rivendosim në piedestal dinjitetin njerëzor.
1991 dhe 2019, kanë një të përbashkët, largimin e rinisë
Sot rifillojmë aksionin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi është mbyllur një vit i gjatë dhe i zymtë për shqiptarët, që kulmoi me fatkeqësinë natyrore të 26 Nëntorit, ndërkohë që varfëria ekonomike u thellua më tej, dhe BE tha një tjetër “JO” për hapjen e negociatave.
Ne sot kemi takimin e parë politik organizativ për 2020. Ne të gjithë sa jemi, këtu jemi të bindur e kemi besim se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë se çfarë ju është premtuar, e shumë herë më tepër se çfarë ju është ofruar në realitet.
Ne po lëmë pas një vit të vështirë, i cili do të lërë pl agë në shpirtin e shqiptarëve. Viti 2019 do të shënohet si viti që 120.000 shqiptarët e braktisën vendin e tyre për tu garantuar shkollim,shëndetësi,siguri dhe ekonomi për fëmijët e tyre, qe nuk i gjetën dot këtu në Shqipëri, e më keq akoma, nuk patën besimin se mund t’i gjenin ndonjëherë.
Po t’i hedhim një sy kalendarit të tranzicionit shqiptar do të shikojmë që Shqipëria është përballur me dy momente tragjike: në 1991 dhe në 2019. Këto dy periudha i bashkon e përbashkëta e zbrasjes së Shqipërisë nga të rinjtë dhe të rejat e saj, nga filizat e rinj më të mirë të cilët do të ishin kontribuesit kryesorë të ndertimit të një vendi për të cilin do të ishin krenarë. Një vend ndërtuar mbi demokracinë, ku sundon e ligji i barabartë për të gjithë, ku secili ka mundësi të barabarta për arsimim, për punësim e biznes, ku shteti i garanton çdo qytetari sigurinë e shendetit, ushqimit dhe të jetës.
Këto dy periudha ngjajnë tashmë si dy pika uji:
Në 1991 e gjithë Shqipëria, rinia shkollore e universitare, ajo punëtore e intelektuale, u larguan drejt BE në emigracion per tu rikthyer me besimin “Ta bejme Shqipërinë si gjithë Europa”, pasi përmbysi një sistem të kalbur që ju kishte hequr të drejtën e lirisë,të besimit,të fjalës,të të jetuarit,të shkolluarit,të punësimit, një sistem i mori jetën mijëra shqiptarëve sepse besonin në Zot,pse besonin në liri,pse besonin në vlerat humane, pse besonin tek liria dhe demokracia.
Në 1991 shqiptarët u larguan me besimin per tu kthyer më pas, në një Shqipëri të lirë, demokratike e Evropiane.
Sot, pas gati 30 vitesh, kemi përsëri një Shqipëri që i largohen filizat, por tashmë me trishtimin se përsëri vendi ka një parlament monist, se është kthyer çensura dhe hequr e drejta e fjalës, se është kthyer shtetëzimi dhe grabitja e pronave private në përfitim të Partisë Shtet dhe bandave të saj kriminale.
Në eksodin e sotëm, ai që ishte dikur “Blloku i udhëheqjes” është zëvendësuar me Grupimin e Rilindjes, që janë pjesë apo përfaqësues të bandave kriminale që blejnë pushtetin me paratë e pista, që më pas pushteti tu shërbejë vetëm atyre.
2019 si viti i fatkeqsisë natyrore që goditi Shqipërinë është edhe një nga vitet më të errta keq-qeverisese që kemi kaluar:
Shpopullimi solli dhimbjen në familjen shqiptare, dëmtimin e saj, por edhe plakjen të menjëhershme të popullsisë.
Kryemadhi: Korrupsioni po lë vik timat e termetit pa shtëpi
Politika jo humane dhe dritëshkurtër e Rilindjes ngriti taksat për shqiptarët dhe bizneset dhe si rezultat me mijëra biznese u mbyllën.
Mbyllja e mijëra bizneseve erdhi edhe si rezultat i korrupsionit të paprecedent të taksidarëve të Rilindjes.
Biznesi vendas por edhe investitorët e huaj janë lënë në dorë të gjobëvënësve dhe klientëve kriminalë të qeverisë. Ndaj Shqipëria ka nivelin më të ulët të investimeve të huaja në rajon, dhe ka rënë poshtë në treguesit e klimës së biznesit.
Kthimi i ekonomisë shqiptare në një lavatriçe e pastrimit të parave të drogës të trafiqeve ka dëmtuar ekonominë në afatgjatë, duke shkatërruar konkurrencen dhe tregun e lirë.
Bilanci i 2019-të na tregon qartazi se kjo është qeveria e dështimeve të mëdha edhe në bujqësi.
Ne sot mbajmë vendin e fundit në rajon për produktivitetin, eksportet dhe për mbeshtetjen e prodhimit bujqësor. Dhe dështimi për të mbështetur bujqësinë është dështim për të mbështetur gjysmën e popullsisë shqiptare që merret me të, e cila, në 80 përqind të saj punon për tu ushqyer vetë, pra, për të mbijetuar.
Por 2019, shënoi një rritje, rritjen e pagesës për koncesionet: shqiptarët paguan 16% më shumë se në 2018,për koncesionet.Kocesionet e sterilizimit ku çdo komplet kushton 60 here me shume se ne Gjermani,Turqi e gjetke.
• Unaza e Re – 40 milion euro gr abitja
• Teatri – 200 milion euro
• Dividenti – 140 milion euro iu merren buxhetit te shqiptareve
Ndonëse, ishte viti i fatkeqësisë së shqiptarëve, ndërkohë që sipas shifrave të qeverisë 10225 qytetarë flenë në çadra,mbi 3580 shtëpi dhe godina janë prishur, dhe 3650 qytetarë duhet të dalin nga vendet ku janë strehuar se ju ka mbaruar afati, e vetmja gjë që rritet është pagesa për koncesionet dhe klientët e qeverisë. Edi Rama dhe Rilindja paguajnë vetëm një koncesion 8.5 milion euro për punë të pabërë. Dhe nuk ka as humanizmin, as inteligjencën që me këto 8.5 Milion euro mund të ndërtonte 40.000m2 apartamente për 10000 shqiptarë që jetojnë në çadër.
Kryemadhi: Rrënimi ekonomik i Shqipërisë nga rilindja
Viti 2019 shënoi edhe një rekord tjetër të trishtë: investimin më të ulët në arsim, mbylljen e dhjetra shkollave në të gjithë Shqipërinë disa për mungesë infrastrukture por shumica në zonat rurale për shkak të mungesës së nxënësve. Ne akuzojmë sot këtë mazhorancë se kjo politikë e shkatrimit të vendit është e qëllimshme, sepse në një shoqëri ku investimi në arsim është i vogël, ka vetëm dy rrugë: ose largimi për t’i shpëtuar injorancës dhe padijes ose nëpërmjet injorancës t’i nënshtrohet pushtetit sado i mbrapshtë të jetë ai.
Shëndetësia përfaqëson një dështim tjetër spektakolar te kesaj qeverisje. “Shëndetësia falas”është në fakt alibia e Rilindjes për grabitjen më të madhe të buxhetit të shqiptarëve.Nga shëndetësia falas ajo është tashmë për këdo wshtw shëndetësia më e shtrenjtë në rajon, dhe detyrimin publik per t’i sherbyer shëndetit të njerëzve, kjo mazhorancë e ka hedhur tek privat i cili realizon me pagesë mbi 70 përqind të volumit të shërbimeve që duhet të ofroheshin nga sistemi publik.
Pra fjalët janë të tepërta për të përshkruar mungesën e përgjegjësisë,ndjeshmërisë dhe humanizmit,të kësaj qeverie e cila ka vetëm një qëllim: grabitjen dhe zhvatjen.
Më 8 tetor të vitit 2019 shqiptarët morën edhe një goditje tjetër në ëndrën e tyre Evropiane.Jo-ja nga Bashkimi Evropian, ishte një shuplakë tjetër në fytyrën arrogante të kësaj qeverisje.
Një gjë është e qartë, realiteti virtual i gënjeshtërt që Rama mendon se konsumojnë çdo ditë shqiptarët, nuk mund të funksionojë edhe me partneret Evropiane.
Ata nuk mund të gënjehen më kur shikojnë se si Shqipëria, faktor historik për paqen e stabilitetin në rajon, po kthehet në një provokator i këtij stabiliteti nga aventurat, akrobacitë apo amatorizmi i kryeministrit në politikën e jashtme, ashtu siç e paralajmëroi Bundestagu gjerman me 9 kushtet e tij.
Tashmë ka dale edhe boja e fasadës së lyer nga Rama se në Shqipëri ka një normalitet politik. Këtë e dinë mirë dhe e shprehin edhe partneret tanë. Mungesa e dialogut politik,mungesa dhe vonesa në ngritjen e institucioneve të drejtësisë, dhe zbatimin e reformën në drejtësi, nuk ka më dyshim që ishin përpjekje e Ramës dhe alibi e tij për kapjen e sistemit të drejtësisë. Me një qellim, ruajtjen e vetes dhe ba ndës së tij nga ndëshkimi për grabitjen dhe skandalet në kurriz të shqiptarëve.
Tashmë fasades i ka dale boja. Evropa nuk i tha JO shqiptarëve, por autokratit Edi Rama. 9 kushtet që Bundestagu i vuri Shqipërisë janë shumë të qarta.
LSI dhe opozita e bashkuar ka patur gjithnjë gatishmërinë për të realizuar të gjitha kushtet që kanë të bëjnë me hapjen e negociatave.Por, si gjithmonë, ka vetëm një person që nuk e do hapjen e negociatave; dhe ky është Edi Rama, i cili nuk do që të ketë më shumë BE në Shqipëri, se kështu merr fund uzurpimi i pushtetit dhe vjedhja qe i bën shqiptarëve.
Boja i ka dalë edhe fasadës së premtimeve te tij tek ndërkombëtarët për reformë elektorale, të cilën po bën çmos për ta zvarritur për ta shtyrë, sepse e di se pa reformë, nuk mund të ketë zgjedhje, dhe zgjedhjet janë tm erri i tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!