Meteorologët bëjnë thirrje për kujdes, moti merr kthesën e fortë nesër

Ditën e diel, moti në vend parashikohet me vranësira mesatare e të dendura përgjatë lindjes.

Advertisements

Gjatë ditës do të bëhen të pranishme reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.

SHMU ben thirrje për të gjithë ju që do të udhëtoni, se era do të fryjë me drejtim verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi te vrullshme dhe me rra hje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina. Në brigjet e Jonit, do kete stuhi ere. Kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.

Advertisements

Kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.

Temperaturat, do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në:

zonat malore -6ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNard Ndoka paralajmëron zgjimin e opozitës: 2020-ta, vit pa Ramën si kryeministër
Artikulli tjetër7 vjeçari brilant reciton 3000 vargje të Fishtës: Ma zor mblidhen dy shqiptarë se sa një thes me pleshta(Video)