Ak sidenti tra gjik në punë për 36-vjeçarin, policia vë në pranga dy persona(Detaje)

Dy persona ka vene ne pranga policia e Korçës pak ore pas ngjarjes tragjike ku nje i ri humbi jeten teksa punonte ne nje pallat ne ndertim dhe nje tjeter punonjes u pla gos jashte rrezikut per jeten.

Advertisements

“Policia arreston në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, përgjegjësin teknik dhe manovratorin e firmës së ndërtimit, që kryente punime në pallatin në të cilin u aksid entuan gjatë punës dy punëtorë, njëri prej të cilëve gjeti vde kjen.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2020, ku në lagjen nr.9, në një pallat në ndërtim, gjatë punës u aksidentuan dy punëtorë njëri prej të cilëve për pasojë gjeti vde kjen, ndërsa tjetri ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën, sqarojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Advertisements

• F.P., 67 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës teknik i firmës së ndërtimit).

• A.Z., 41 vjeç (me detyrë manovrator).

Këta shtetas dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vd ekjen shtetasit E.J., 36 vjeç, si dhe ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.F., 59 vjeç, të dy banues në Korçë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSchumacher mbush sot 51 vjeç, Ferrari nuk e harron dhe i bën dedikimin emocionues
Artikulli tjetërSkandali i pros*itucionit! Modele, gazetare, police në ‘rrjetën’ e ‘Zogut’, përgjimet e reja me biznesmenin në Tiranë