2020 nis mbarë për letërsinë shqipe, Ismail Kadare vlerësohet me titullin prestigjoz nga presidenti Macron

Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar nga Franca me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit”.

Advertisements

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale deputetja Mirela Kumbaro.

‘Ismail Kadare, Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France. Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020! Me dekret te posaçem te Presidentit te Frances Emmanuel Macron, shkrimtari yne, pasi fitoi titullin prestigjioz ‘Komandant i Legjionit te Nderit ne vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”. Faleminderit Ismail. Merci la France’, shkruan Kumbaro.

Advertisements

Kujtojmë që gjatë vitit që lamë pas Kadare është vlerësuar se me çmimin ndërkombëtar të Letërsisë “Neustad 2020”, i cilësuar si NOBELI amerikandhe çmimin e letërsisë “Pak Kyong 2019” në Korenë e Jugut.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Për të hoqa dorë nga muzika‘, Renis Gjoka jep intervistën e rrallë për vajzën
Artikulli tjetërPresidenti Meta shpërndan foto nga atmosfera familjare