Këngëtari Renis Gjoka u bë baba për herë të parë vetëm pak muaj më parë. Dhe duket se ardhja në jetë e Aurës ka ndikuar shumë tek Renisi.
Advertisements
I ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel, ai tha se kur lindi vajza vendosi të shkëputej nga muzika dhe mediat për të shijuar çdo sekond me të.
Këngëtari tregoi se i këndon vajzës këngë dhe se Aurës i pëlqen shumë ‘You are so beautiful’.
Advertisements
‘I këndoj këngë të huaja. I pëlqen kur këndoj ‘You are so beautiful’. Kohët e fundit kam vënë re që ka qejf edhe Stingun pasi po shihja një koncert të tij dhe nga fillimi deri në fund u fiksua aty dhe e shijoi komplet. Unë mundohem që mesa kam mundësi të ndikoj në shijet e saj muzikore. I këndoj me zë të ulët. Pasi mbaroj këngën më zë gjumi edhe vetë. Është ndjesi shumë e bukur. Mua më vjen mirë se po e shijoj më maksimum dhe kjo është arsyeja pse jam shkëputur kohët e fundit nga muzika, mediat, intervistat. Jam shumë i dedikuar, I bëj xhiro me karrocë. I kam provuar të gjitha,’- tha ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!