Nëse alokóoli ju ka shkaktuar dhimbje koke dhe shqetësime të tjera ju duhet të konsumoni disa ushqime që janë të duhurat për të lehtësuar dhimbjet.
Advertisements
Mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme është konsumimi i ujit, pasi kosnumit të lartë të verës apo çfarë do lloj pije alkoolike tjetër.
Përgatisni një gotë uji me limon pasi ndihmon aparatin tretës dhe nis pastrimin e mëlçisë, rregullon PH e organizmit dhe meqë përmban vitamin C është një nga ushqimet më alkaline. Ushqime të tilla si yndyrnat, të skuqurat dhe çokollatat duhet të evitohen një ditë pasi e keni konsumuar alkoolin.
Advertisements
Bananet janë shumë të pasura me kalium dhe nivelet e këtij elementi bien kur konsumohet alkooli dhe organizmi dehidratohet. Kjo sjell lodhje dhe dobësi në përgjithësi.
Portokalli përmban shumë ujë dhe e rigjeneron organizmin. Fruktoza e tij ndihmon mëlçinë të metabolizojë alko olin dhe nivelet e lëngjeve për t’u rehidruar më shpejt.
Konsumoni spinaq pasi ndihmon dhe forcon aftësinë pastruese të mëlçisë. Përmban vitamin C, acid folik dhe squfur, tre përbërës këta që luftojnë gjendjen e shkaktuar nga pijet alkolike. Ka një aminoacid që zvogëlon acetaldehidin, një metabolizues hepatik të etanolit dhe faktor kryesor për fillimin e gjendjes së alkoolizimit.
Ju duket e çuditshme por qumëshqi jep një shtysë sasive të kalçiumit, i cili bashkëpunon në rikuperimin e stomakut. Kosi, djathi dhe të gjitha derivatet e tij janë një opsion për të zvogëluar dhimbjet e trupit.
Gjithashtu edhe ushqime pa kripë janë shumë të mira në raste të tilla. Çdo gjë që nuk përmban kripë ndihmon shumë në të tilla raste. Orizi në formën e një syltjashi, pure patateje janë zgjedhje mjaft të mira. Janë të lehta për t’u tretur dhe kanë nivele të larta të hidratit të karbonit që ndihmon në nivelet e sheqerit në gjak.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!