Hani speca të kuq djegës, mrekullitë që sjell për organizmin

Një studim italian zbuloi se konsumimi i specave djegës të kuq zvogëlon rrezikun e vde kjes nga një su lm në zemër ose go itje në tru.

Advertisements

Studimi është bërë nga “stituto di Ricovero e Cura a Carattere Scientifico (IRCCS) dhe është publikuar në Revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë.

Studimi u krye nga Departamenti i Epidemiologjisë dhe Parandalimit të IRCCS në bashkëpunim me Departamentin e Onkologjisë dhe Mjekësisë Molekulare të Institutit të Lartë të Shëndetit në Romë, Universitetit Insubria në Varese dhe Qendrës Mesdhetare të Kardiologjisë në Napoli.

Advertisements

Përfundimi është se personat që konsumojnë speca djegës çdo ditë, kanë një rrezik të zvogëluar të vd kshmërisë prej 23% nga çfarëdo lloj shkaku, krahasuar me ata që nuk e bëjnë këtë.

Studimi ekzaminoi 22.811 qytetarë të provincës Molise në Itali, të cilët morën pjesë në studimin përkatës të shëndetit Moli-sani.

Në një ndjekje mesatare prej 8.2 vjet, janë regjistruar gjithsej 1.236 vd ekje.

Për ata që konsumuan në mënyrë sistematike speca djegës (katër herë në javë ose më shumë) rreziku i vd ekjes nga një su lm në zemër u zvogëlua për 40%, ndërsa rreziku i vd ekjes nga sëmundjet cerebrovaskulare siç është goditja në tru u ul me më shumë se 50%. Korrelacioni dukej të ishte më i fortë në subjektet pa hipertension.

Është interesante sipas studiuesve, që efekti i dobishëm dhe mbrojtës i specave të kuq nuk ka lidhje me regjimin ushqimor që përdornin pjesëmarrësit në studim.

/Ora News

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE frikshme/ Shpë rthen lumi nëntokësor në Itali, momentet kur rryma merr gjithçka me vete (Video)
Artikulli tjetërIlda Bejleri provon live fatin, shumën e parave e dhuron për bamirësi