Historike/ Miratohet ligji i shumëpritur që lejon përdorimin e flamurit shqiptar në Malin e Zi

Kuvendi i Malit të Zi, me 41 vota pro, miratoi projekt-Ligjin për Simbolet Kombëtare, të hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në MZ, Mehmed Zenka.

Advertisements

Përmes këtij ligji, gjatë disa vitëve të fundit janë gjobitur persona të shumtë, dhe gjithmonë ata të cilët kishin në përdorim flamurin shqiptar, por jo edhe flamuj të tjerë.

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Mehmed Zenka tha se miratimi i projekt-ligjit do të forcojë të gjitha arritjet pozitive të Malit të Zi në dy dekadat e fundit.

Advertisements

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit, Genci Nimanbegu, u shpreh se simbolet nacionale janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut, si e drejtë e të shprehurit.

Më tej, Nimanbegu theksoi se në asnjë vend të demokracisë të Evropës Perëndimore nuk ndëshkohet ndokush për përdorimin e flamurit.

‘Bashkimi Evropian ka përdorimin e lirë të flamujve sepse është e drejtë themelore e njeriut’, përfundoi ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEuronews: Kosova ende pa kryeministër të ri, mundesia të shkojë në zgjedhje të reja
Artikulli tjetërJa sa kohë mund ta ruani gjelin e detit në frigorifer ose ngrirje