“Me asnjë femër të showbizit nuk do doja lidhje”/ Olsi Bylyku flet hapur: Fusha jonë është e qelbur, nuk dua të bëhem si

Olsi Bylyku ka folur së fundmi hapur për shijet e tij dhe punën si aktor. Në emisionin”Glamour” më RTV Ora, ai është shprehur se asnjë nga femrat e showbizit shqiptar nuk e ka tërhequr. Ai ka theksuar se fusha ku ai punon është një fushë e qelbur dhe se ai ka vendosur që nuk do të bëhet asnjëherë pis në ‘kënetën’ ku ndodhet.

Advertisements

Moderatoja: Nëse ti nuk do të ishte i lidhur ose i dashuruar,me cilën nga femrat e njohura do doje të kishte një lidhje?

Olsi Bylyku: Me asnjë, për Zotin. Unë nuk është se kam qenë aq humbamen sa…., shyqyr më ra një, a më kupton. Unë kam pasur kontakt me çdo lloj artisti shqiptar dhe çdo lloj figure publike femër qe ka emër dhe asnjëhera me thënë të drejtën nuk më ka lënë asnjë keshtu, dmth që ajo filanija të më ketë ngelur pikë. Nuk është puna kush të ngacmon ose kush nuk të ngacmon, kjo fusha jonë është fushë e qelbët me thënë të drejtën dhe unë gjithmonë me veten time kam thënë që unë kurrë nuk do të bëhem pis nga këneta ku jam, aty ku unë lundroj. Unë dua gjatë gjithë kohës që të arrij majat e kësaj gjëje që po bëj dhe dua të jetoj gjithmonë normal. Do doja ndonjëherë që të mos ishte leku fare si gjë.

Advertisements

VIDEO, minuta e ’17

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdahet nga jeta në moshën 95-vjeçare misionari i ‘pajtimit të gjaqeve’, Avdi Rexha!
Artikulli tjetërAmbasadori kapet duke vjedhur, fut librin mes gazetës dhe largohet (Video)