“Tua mësojnë gratë se si bëhet fëmija për 9 muaj, se ne 5 minuta e kemi kontributin” – Rama batuta me banorët në Laç(Video)

Kryeministri Edi Rama, ka takuar mesditën e sotme banorët e prekur nga tërmeti në Laç, që kanë zbritur nga Kurbini në viti ‘70, ndërsa u ka uruar edhe Krishtlindjen.

Advertisements

Gjatë takimit nuk kanë munguar edhe batutat e shkëmbyera me banorët nga ana e kryeministrit, i cili i ka kërkuar atyre të kenë durim deri sa të bëhen me shtëpi të re.

Sugjerimi i Ramës për banorët nëse humbasin durimin ishte thjeshtë “pyesni gratë”, sepse sipas tij ato e dinë mirë ta menaxhojnë durimin pasi mbajnë në bark 9b muaj fëmijën, ndërsa kontributi i burrave është vetëm 5 minuta.

Advertisements

Pjesë nga batutat:

Rama: Në Krishtlindjet e tjera do keni shtëpi më të mira se ato që keni pasur. Vetëm duhet të keni pak durim. Kur ju sos durimi më mirë pyesni gratë, se këto e dinë më mirë. Këto do jua mësojnë durimin.

Banori: A jo, këtu fole gabim. Kurbini nuk i pyet gratë. Ne jemi nga Kurbini den baba den.

Rama: Më dëgjo mua tani. Pyesni gratë kur ju sos durimi se ato e dinë më mirë, që do ta mësojnë gratë se si bëhet fëmija për 9 muaj, se ne 5 minuta e kemi kontributin aty. Këto e kanë 9 muaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFlori Mumajesi dhe Jonida Maliqi paskan patur lidhje të fshehtë? Del video ku këngëtarët kapen me gjeste int ime në Paris
Artikulli tjetërSho kuese, ja çfarë i bën enëve të gjakut një pije energjike