Humbi 63 kg brenda një viti, 19 vjeçarja tregon “sekretin”

Një adoleshente që ka humbur gjysmën e peshës së trupit për të veshur një fustan, ka zbuluar sesi heqja dorë nga sheqerit, shmangia e çokollatave dhe ‘përtypja e nenexhikëve e ndihmoi atë të humbte 63 kilogramë brenda një viti.

Advertisements

Josie Desgrand nga Queensland, Australi, peshonte 127 kg në kohën kur ajo ishte 16 vjeç, duke u bërë viktimë e bullizmit dhe duke humbur vetëbesimin, transmeton lajmi.net.

Askush nuk besonte se ajo mund të humbte peshën shtesë që mbante, por 19-vjeçarja donte t’i tregonte të gjithëve se janë të gabuar – ajo humbi 63 kilogramë në 12 muaj.

Advertisements

Për tri vitet e fundit, Josie ka përqafuar një mënyrë jetese të ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitete fizike të rregullta, por fillimisht, varësia e saj nga sheqeri e bëri të vështirë për të humbur kilogramët.

Josie zbuloi se problemi i saj ishte se ajo ishte e prirur për të ngrënë diçka të ëmbël mes vakteve.

Një mashtrim që ajo tha se e mësoi ishte se sa herë që e godiste dëshira për të ngrënë ëmbël, ajo përtypte një nenexhik.

Llojet e ushqimeve që ajo tani pëlqen të hajë midis vakteve përfshijnë karrota me humus ose një pjesë të vogël të frutave dhe arra.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Si na le kështu? Jam mpirë nga dhimbja”- vetëm një javë para se të ndërronte jetë vetë, aktorja shprehu dhimbjen për artisten e ndjerë
Artikulli tjetërHistoria e trishtë e gruas nga Divjaka që u martua me shkuesi: Dy djemtë i kam të sëmurë, e marr turnin në 3 të natës