Mëngjesin e sotëm dy automjete u dogjën përpara godinës së Bashkisë së Kamzës.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se flakët kanë shkrumbuar një mjet ‘’Smart” si dhe një furgon që është në pronësi të Policisë Bashkiake.
Dyshohet se shkak për djegien e makinave është bërë një defekt teknik që ka pasur makina ‘’smart”, që ka çuar më pas dhe në përplasjen e flakëve.
Advertisements
Kjo ngjarje ka shkaktuar trafik në Bulevardin kryesor të Kamzës.
Informacion Paraprak
Rreth orës 10:00 në Kamëz automjeti tip “smart” me drejtues shtetasin I. H, është përfshirë nga flakët në lëvizje.
Gjatë ndalimit është përfshirë nga flakët dhe një fugon i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!