Stargazers do të jetë në gjendje të vërejë eklipsin e pabesueshëm unazor diellor në 26 dhjetor.
Advertisements
Çfarë është eklipsi diellior?
Eklipsi diellor ndodh kur Hëna lëviz para Diellit, por nuk e bllokon atë plotësisht.
Advertisements
Do të thotë që qendra është e bllokuar, por skajet janë ende të dukshme – duke krijuar një “Unazë zjarri” në qiell.
Sa do të zgjasë eklipsi diellor?
Do të keni mundësi të shihni fillimet dhe pasojat e eklipsit për rreth gjashtë orë.
Por “Unaza e Zjarrit” do të jetë e dukshme vetëm për pak minuta.
Kjo do ndodhë kur eklipsi të jetë në pozicionimin e tij më të përsosur, dhe do të zgjasë vetëm për tre minuta dhe 40 sekonda.
Ku mund ta shihni eklipsin diellor?
Timeanddate.com dhe agjensia hapësinore Nasa do të transmetojnë ngjarjen në kanalet e tyre përkatëse në YouTube.
“Në kulmin e këtij eklipsi, mesi i Diellit do të duket se mungon dhe Hëna e errët do të duket se është e rrethuar nga Dielli i ndritshëm”, shpjegoi Nasa.
Kur është eklipsi tjetër diellor?
Eklipset diellore janë mjaft të zakonshme, me nga dy deri në pesë që ndodhin çdo vit. Një eklips total ndodh rreth një herë në 18 muaj.
Eklipsi tjetër diellor është eklipsi unazor “Unaza e Zjarrit”, i cili zhvillohet në 21 qershor 2020.
Kjo do të pasohet nga një eklips total diellor në 14 dhjetor 2020.Ora News
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!