Miku i këngëtares Elvana Gjata, e cila u rendit e dyta në Festivalin e Këngës në RTSH, pozicionim i cili ka ngjallur një debat mjaft të gjerë, i ka kërkuar falje publikisht asaj.
Advertisements
Në një postim në Instagram, Valdrin Sahiti bën me dije ndër të tjera se pas festivalit, Elvana është nisur për në Amerikë për të vazhduar me projektet e saj.
“Elvana, të kërkoj falje që insistova, unë doja sepse besova që me një juri të huaj nuk do kishte idiotësi, skema, strategji të momentit të fundit por vetem emocion si ato që ju dhurove të gjithëve. Elvana, Eurovizioni të dha 18 pikë!!! Të dhanë vlerësimin maksimal tre të huaj, që të shihnin për herë të parë, por kuptuan menjëherë se ke yllin në ballë.”, shkruan Sahiti.
Advertisements
POSTIMI I PLOTE
“Nuk po shkruaj vetëm si mik i Elvanës, sepse tashmë dihet sa krenar jam, por edhe si bashkëpunëtor prej shumë vitesh. Elvana bashkë me stafin pranuan ftesën dhe hynë në Festival sepse mësuan që do të kishte një juri të huaj që bazonte vlerësimin në meritë.
Elvana, të kërkoj falje që insistova, unë doja sepse besova që me një juri të huaj nuk do kishte idiotësi, skema, strategji të momentit të fundit por vetem emocion si ato që ju dhurove të gjithëve. Elvana, Eurovizioni të dha 18 pikë!!! Të dhanë vlerësimin maksimal tre të huaj, që të shihnin për herë të parë, por kuptuan menjëherë se ke yllin në ballë.
Të tre të pëzgjedhur për këtë produkt, gjykuan se ti dhe kënga jote ishit zgjedhja më e mirë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Kurse nga juria shqiptare, që siç shihet ne (swipefotot) Mikaela Minga kishte CV shumë të gjatë, por shumë pak gjak dhe askund lidhje me muzikën moderne të dha vetëm dy pikë.
Dy pikë që nuk justifikojnë karrierën 15 vjeçare, popullaritetin, mundin, performancën dhe gjithcka çfarë ti ke dhënë e jep në skenë. Zonjen ne fjale e futen ne fund i treguan sa pike ti japi…. presim pronomcimin e saj ). Por tani mbaroi dhe unë të kërkoj falje që padashje besova se në Shqipëri mund të triumfojë merita. Shqipëria ka nevoje të nxjerrë në pension “komunistët” e fundit që përgatisin njerëz vetëm për ti ulur te juritë e spektakleve të tyre.
Nuk e kuptuan as kur panë se ishe më e dëgjuara kudo dhe as kur salla u ngrit në këmbë dhe këndonte bashkë me ty. Besoj se këtej e tutje do përjetojnë ankthe me çdo gjë që do prodhojnë, pasi kurrë më nuk do të arrijnë shikueshmërinë që Elvana ju solli me vete.
Sepse ajo vajzë për aq vite sa e njoh, vetëm jep, ndryshe nga të tjerë që duan vetëm të marrin. Ela të kërkoj dhe njëherë tjetër falje dhe e di që ti tani je rrugës për në Amerikë dhe do vazhdosh të mbushësh plot emocion dhe se ke një rrugë të gjatë TE MERITUAR përpara. Të dua shumë!”
PS .PER DIJENINE E PUBLIKUT DHE FANSAVE DHE MEDIAVE …. DERI DITEN E FUNDIT NA ESHTE THENE JURIA ESHTE VETEEEEM E HUAJA,SI NJEH ASKUSH, VIJNE DIREKT NGA EUROVISIONI….
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!