“Arilena nuk ishte faji yt”/ Elvana Gjata reagon pas humbjes: Refuzoj të flas në këto raste, por më duhet ta bëj

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar, një ditë pas finales të Festivalit të Këngës Magjike, në të cilin nuk u zgjodh fituese.

Advertisements

Në një postim në Instagram, Elvana Gjata është shprehur se nuk ishte faji i Arielan Arës, që ajo nuk mundi të rrëmbente çmimin e parë. Këngëtarja ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë dhe ka theksuar se kënga e saj, e titulluar “Me Tana” dëgjohet kudo në Diasporë dhe Shqipëri.

“Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej… Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli! I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!
Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot!”, shprehet këngëtarja.

Advertisements

Pas fitores së këtij festivali, Arilena Ara u shpreh se ndihet shumë e lumtur për çmimin dhe theksoi se ka shumë respekt për Elvana Gjatën. Nuk mungoi edhe një reagim i Alekta Vejsiut, e cila ishte edhe një nga organizatorët e këtij festivali. Në një status në Instastory, Vejsiu publikoi peticionin, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kështu ajo pranoi hapur se se ka patur manipulime në ndarjen e çmimeve.

Dy ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Kjo ndarje ka hapur shumë polemika.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama e nisi ditën me fjalët e shenjta të ‘Nënë Terezës’: Le t’ia nisim!
Artikulli tjetërPas kritikave te shumta, reagon Alketa Vejsiu: S’jam vajza kukull, do të luf toj fort