“Më morën 15 mijë euro”/ Gra bitin banesën e emigrantit, pronari niset urgjent nga Greqia

foto ilustruese
Banesa e një personi në fshatin Terihat, Bashkia Dropull është gra bitur gjatë natës.

Advertisements

Persona ende të paidentifikuar, bën me dije policia, kanë hyrë në banesë rreth orës 03:30, duke marrë prej aty një sasi parash. Ata janë larguar dhe po punohet për identifikimin e kapjen e tyre.

Burime të Panorama thanë se pronari i banesës, Vasil Basho jeton në Greqi dhe është informuar mbi ngjarjen. Ai është nisur me urgj encë drejt fshatit për të mësuar më shumë mbi ngjarjen.

Advertisements

Në banesë mësohet se ka qenë vetëm vjehrra e tij me një grua tjetër të moshuar, fqinje, e cila rrinte me 80-vjeçaren per ti bere shoqeri. Ato deklarojne se nuk jane dh unuar dhe nuk jane perballur me autoret.

Sakaq, lidhur me shumen e gra bitur, mesohet se eshte rreth 15 mijë euro. Kaq eshte shifra qe pretendon i zoti i shtëpisë që i kanë marrë. Por zyrtarisht ende nuk ka asnje te dhene per parate e grabit ura.

Gjirokastër/Informacion Paraprak.

Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe flamurin kuqezi mbi supe para Kryeministrisë, protestuesit ‘ia prishin’ vizitën Vuçiçit
Artikulli tjetër‘Nëse e mendojnë tra gjedi nacionale, për mua janë idiotë’, Muç Nano apel te forte Berishës, Ramës, Bashës, Metës e Kryemadhit