Me flamurin kuqezi mbi supe para Kryeministrisë, protestuesit ‘ia prishin’ vizitën Vuçiçit

Nuk ndalet protesta kundër Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili prej pasdites së djeshme ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Advertisements

Qytetarët janë grumbulluar përpara Kryeministrisë që në orët e para të mëngjesit ndërsa mbi supe mbajnë hedhur flamurin kuqezi.

“Duam bashkim me Kosovën, JO me Serbinë”, shkruhet në pankartat e protestuesve të cilët ia japin fjalën me megafon njëri-tjetrit dhe shprehin zemërim për faktin që Vuçiç ndodhet sot në Tiranë.

Advertisements

Ndërkaq, Kryeministri Edi Rama me Presidentin serb Vuçiç, kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Malit të Zi Milo Djukanovic kanë viztuar që në mëngjes zonat e prekura nga tërmeti i fuqishëm në Durrës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBashkëshorti i Majlinda Bregut rrëfen kush u be “shkak” qe te njihej me ish-deputeten
Artikulli tjetër“Më morën 15 mijë euro”/ Gra bitin banesën e emigrantit, pronari niset urgjent nga Greqia