Policia Rrugore e Tiranës gjatë natës ka vijuar kontrollet në rrugë të ndryshme ëpr të evidentuar shoferët problematikë që bëjnë gara dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve për shkak se janë burim aksidentesh.
Advertisements
Me anë të një videoje, Policia bën me dijes e janë konstatuar 11 raste kur shoferët ngasin makina me shpjetësi jashtë normave të lejuara. Më tej bëhet me dije se një prej shoferëve kishte arritur shpejtësinë 172 km/h.
NJOFTIMI I PLOTË
Advertisements
Mos 🚀 të arrish 🚑. Mos 🚀 të shkosh pa patentën apo më keq akoma patenta pa ty. Në 🛣 Tiranë-Durrës-Tiranë me🚔🚓, për të parandaluar aksidentet rrugore të shkaktuara si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.
Prej orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme e deri ne orën 01.00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar 11 raste të tejkalimit të shpejtësisë deri në dy fish mbi normën e lejuar. Në kushte të lagështirës, shpejtësi që varionin nga 152 km/h deri në 172 km/h, duke u kthyer në rrezik potencial për sigurinë e jetës.
Mos ✈ por qarkullo me shpejtësi brenda limiteve të lejuara se në rastin më të mirë ju pret 🚔🚓🚓✍✍✍, e në rastin më të keq 🚑🚑 dhe destinacioni për 🏡❓❓❓❓ #zbatorregullatudhetoisigurt.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!