Klaudia Pepa “çmend” anglezët, hap këmbët në mes të metrosë (FOTO)

Klaudia Pepa është një ndër balerinat më të njohura në vendin tonë dhe jo vetëm.

Advertisements

Ajo prej disa vitesh jeton në Itali, aty ku ka nisur edhe karrierën e saj.

Ndërkohë së fundmi, Klaudia ka zbuluar se ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, por pa treguar nëse ndodhet atje për pushime apo për ndonjë projekt.

Advertisements

Në profilin e saj në “Instagram”, Pepa ka postuar një video të shkurtër teksa udhëton me metro. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por në pamjet në fjalë ajo shfaqet teksa bën “stretching” dhe pasagjerët e shohin me habi.

“Duhet gjithmonë pak stretching”, shkruan Klaudia krahas videos ku vihet re teksa mbahet me njërën dorë dhe në tjetrën ka telefonin. Ndërkohë njërën këmbë ajo e ka vendosur lart aty ku zakonisht mbahen pasagjerët.

Teksa ajo vendos që të ulet, një pasagjer e ka parë shumë çuditshëm dhe në fund bën një buzëqeshje të vogël. Ndërkohë Pepa qesh para kamerës, pasi e di se të pranishmit në metro kanë “menduar se çfarë është duke bërë kjo”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBabai i tij e dhu non, 7- vjeçari përlot botën me letren qe i shkruan Babagjyshit(Foto)
Artikulli tjetërShuhet Dhiogjen Gjergji, miq e kolegë prekin me fjalët për “Komisarin e detit”