Emocionet ose mungesa e gjumit ka bërë që deputeti i opozitës së re, Alban Zeneli, të ngatërrojë gjininë e deputetes socialiste, Klotilda Ferhati.
Advertisements
Të mbledhur në Komisionin Parlamentar Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Zeneli quajti “zoti Bushka”, deputeten e më pas kërkoi ndjesë.
Gafa e Alban Zenelit:
Advertisements
Faleminderit zoti kryetar, patjetër që ne do t’i shqyrtojmë një për një të gjitha pyetjet që bëri zoti Bushka, më fal zonja Bushka (qesh Manja), për ‘tju drejtuar… kërkoj ndjesë…Komisionit të Venecias.
Kaq ka mjaftuar që komisioni të përfshihej nga hilariteti ndërsa Zeneli vijoi fjalën e tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë…
Sot u mblodh Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ku u vendos zgjatja me 4 muaj e punimeve, duke e mbyllur me dërgimin e disa pyetjeve tek Komisioni i Venecias, që do të japë opinionin e saj lidhur me veprimtarinë e Metës për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!