Këshilli i Lartë i Prokurorisë diten e djeshme ka zhvilluar intervistat me kandidatët për kreun e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), ku tre prokurorët kanë treguar vizionin e tyre se si do drejtojnë këtë institucion.
Advertisements
Gjatë mbledhjes, kamerat kanë kapur një moment të pazakontë, ku anëtari i KLP-së, Alfred Balla, i cili më parë ka qenë edhe nënkryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duket se nuk e ka mendjen tek mbledhja.
Me laptopin e tij në duar, Balla është i fokusuar tek emisioni i gatimit që po transmetohej në livestream në internet. Për disa sekonda kamera ka fokusuar Alfred Ballën dhe kompjuteri i tij nuk është hequr nga emisioni i gatimit.
Advertisements
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka intervistuar dje tre kandidatët për kreun e SPAK. KLP kërkoi nga kandidatët, Dumani, Kraja e Kondili që të tregonin vizionin e tyre për drejtimin e këtij institucioni të ri. Të tre kandidatët janë shprehur se do punonojnë me integritet dhe do kthejnë besimin e publikut tek drejtësia. KLP nesër do shpall dhe fituesin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!