“E pyesin nese ka kënduar tek dasma e vajzës së Sali Berishës”, Fatmira Breçani tregon të vërtetën

“Nata e Tropojës” ka qenë kjo tema që është diskutuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel.

Advertisements

E ftuar për të folur për qytetin e saj të lindjes ka qenë edhe këngëtarja e njohur Fatmira Breçani, e cila është shumë e suksesshme në muzikën popullore. Ajo ka treguar për fillimet e saj dhe se si u bë shumë e suksesshme.

Ndër të tjera ajo ka treguar se ka kënduar përpara shumë pushtetarëve, madje ka qenë e ftuar si këngëtare tek dasma e vajzës së Sali Berishës.

Advertisements

“Të gjithë politikanët më kanë përkrahur për zërin që kam. Kam kënduar përpara Ramiz Alisë, përpara Enver Hoxhës, pra përpara të gjithëve”, ka treguar ajo.

“Përpara Sali Berishës besoj po?”, e ka pyetur Jonida Shehu.

“Po sigurisht. Ma keni zgjedhur edhe kolltukun blu“, është përgjigjur duke qeshur Fatmira Breçani.

Më tej Jonida Shehu e ka pyetur nëse është e vërtetë që ka kënduar tek dasma e vajzës së Sali Berishës dhe këngëtarja e njohur e ka konfirmuar.

“100% e vërtetë është. Unë dhe Gëzim Nika kemi qenë përfaqësues së Tropojës. Aty ka patur këngëtarë të tjerë, Françesk Radi që dritë pastë, Mira Konçi etj. Dasma ka patur muzikë të ndryshme, por Tropojën e mbulonim ne”, ka treguar Fatmira Breçani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi ditor nga i famshmi Paolo Fox/ Si do të jetë kjo e enjte për të gjitha shenjat
Artikulli tjetërI fundit/ Gjendet i vd ekur pronari i lokalit në Korçë(Detaje)