Ambasadorja suedeze thirrje qeverisë: Liria e shprehjes dhe liria e medias është vërtet një nga themelet e një shoqërie, ajo qe po beni

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, thotë se me ligjet e reja po përpiqet që media të vihet nën kontroll.

Advertisements

Në një intervistë për “Diplomaticus”, në News 24, Hastad është shprehur se të gjithë janë kundër lajmeve të rremë, por nuk është mënyra më e sigurtë krijimi i ligjeve të reja, por i kapaciteteve të reja.

“Mendoj se është shumë e vështirë dhe unë jam shumë kritike ndaj ligjeve që përpiqen të kontrollojnë median në çdo vend. Mendoj se liria e shprehjes dhe liria e medias është vërtet një nga themelet e një shoqërie demokratike. Eshtë besimi im i vendosur dhe mendoj se çdo vend, jo vetëm Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme kur vjen çështja te legjislacioni i ri, sepse edhe nëse thua se dëshiron të shpëtosh vendin nga lajmet e rreme, askush nuk i do lajmet e rreme. As unë nuk i dua lajmet e rreme. Nëse është i rremë, atëherë nuk është lajm, por nuk jam e sigurtë që krijimi i ligjeve të reja është mënyra më e mirë për të ecur përpara. Ndoshta nevojitet ndërtimi i kapaciteve, por për legjislacion nuk jam e sigurtë. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm kur nxjerrim legjislacion të ri në fushen e medias”, thekson Hastad.

Advertisements

Deklaratat vijnë në kohën kur në Kuvend në një seancë maratonë që do të finalizohet me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë, gazetarët kundërshtojnë paketën me protestë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMini-Shengeni ballkanik, Thaçi i ben “puçin” RAMËS: E kam të pamundur, pengesa kryesore Serbia
Artikulli tjetër“Të don babi jot”, Mozzik me dedikim te ëmbël për vajzën, Hanën