Greqia këmbëngul, ish-ministrja e Jashtme: Shqipërisë t’i bëhet e qartë, duam 12 miljet në det

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani, ka kërkuar nga qeveria e saj veprime konkrete për mbylljen e çështjejes së kufirit detar me vendi tonë.

Advertisements

Ajo shprehet se vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë një mundësi shtesë për marrëdhëniet e saj me Shqipërin.

Sipas Bokajanit, Greqia duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë vendit tonë dhe se Athina duhet të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje.

Advertisements

‘Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit të zonës ekskluzive ekonomike detare me Shqipërinë, Egjiptin dhe Italinë.

Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë një mundësi shtesë për marrëdhëniet e saj me Shqipërinë. Mendoj se me Shqipërinë mund të jepet një mesazh i qartë, politika jone tregon dobësi në këto momente. Duhet të bëhen veprime konkrete, 12 milje me Shqipërinë, 12 milje tani. Koha nuk është në avantazhin tonë’, ka deklaruar Bokajani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMoti vazhdon të na “surprizojë”, ja si pritet të ndryshojnë temperaturat
Artikulli tjetërKryeministrja më e re në botë propozon punë 4 ditë në javë, me nga 6 orë: Njerëzit meritojnë të shpenzojnë kohë me familjen