Lazio është skuadra që duket se mund të kërcënojë deri diku dualizmin Inter-Juventus, për sa i përket titullit kampion në Itali. Skuadra bardhekaltër mori një fitore në frymën e fundit përballë Cagliarit me shifrat 1-2.
Advertisements
Dukej se skuadra sarde, po shkonte drejt një suksesi me golin e shënuar nga Simeone në minutën e 8-të, por gjithçka ndodh në fundin e ndeshjes, kur Luis Alberto shënoi golin e barazimit në minutën e 93-të, ndërsa golin e fitores e shënoi Caicedo në të 98-tën.
Një sukses, që ka “çmendur” edhe vetë drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare i cili zbriti ne fushë për të festuar me skuadrën. Një nga pjesëtarët e stafit të Lazios kërkoi ta largonte për shkak të polemikave dhe protestave nga drejtuesit e Cagliarit, por ai u rebelua duke i thënë “Mos më çaj shumë k*****”.
Advertisements
Igli Tare a fine partita canta “Nun me rompe er ca’…”
Gepostet von Piazza della Libertà am Montag, 16. Dezember 2019
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!