Pas një paqeje që ishte si qetësia para stuhisë, kryeministri Edi Rama sulmon në çdo dalje publike të tijën mediat dhe gazetarët.
Advertisements
Pas psedudonimit ‘kazan’, tanimë kreu i qeverisë përdor krahasime të tjera si ‘qen’ madje dhe ‘kr iminela’ që me lajmet e tyre v rasin njerëz. Për të mbyllur gojën e mediave, prej dy vitesh Rama planifikoi dhe hartoi paketën anti-shpifje.
Por pavarësisht urr ejtjes së tanishme, Rama nuk ka pasur gjithmonë këtë qëndrim për median dhe gazetarët. Përkundrazi madje ai edhe ka shkruar për gazetën “Koha Jonë”.
Advertisements
Në një video të vjetër, e xhiruar në maj të vitit 2001 në Lezhë krah botuesit Nikoll Lesi dhe Gjok Jakutg, intelektuar i Lezhës.
“Po mos të ishte Gazeta Koha Jonë shumë nga ne nuk do të ishin njohur as në lagje jo më deri në qytetet e tjera,”-thoshte dikur Rama.
Çfarë ndryshoi me kryeministrin? Pse nga një “adhurues” i medias dhe shtypit të shkruar, u kthye në fyesin e tij më të madh?
Ndoshta nuk ka edhe shumë faj… Se janë mediat ato që e bënë Ramën personazh dhe shumë të tjerë, e në këtë moment, hyn në fuqi shprehja: Kalova lumin, të dhj*fsha kalin…
Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!