Rama sherr në Laç me banoren: Mos ki merak, muhabet kot, shkoni nxirrini jashtë, ça vera-molla thua(Video)

Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në qytetin e Laçit ku tri ditë më parë, atmosfera që u krijua në takimin e tij me banorët nuk ishte fort e mirë për të.

Advertisements

Sot, kryeministri mori pjesë në inspektimin e godinës e cila do të shërbejë përkohësisht si spital për qytetin e Laçit, pas mbylljes së spitalit të vjetër pasi rezultoi si i dëmtuar nga tërmeti. Rama takoi edhe disa banorë të cilët qëndrojnë në konvikt, të cilëve iu tha se nëse nuk dalin vetë nga konvikti, atëherë policia do të ndërhyjë.

Gruaja ne Laç
Debati i Ramës me banoren:

Advertisements

Banorja: Ja ku e kam kunatin e kam të paralizuar, e kam çuar tek ‘Vera-Molla’ këtu tek kisha për strehim.

Rama: Për ça? Për ça? Merrni bonusin e qirasë në bashki, ça vera-molla, si gjithë të tjerët. Vera molla thotë…

Rama: Pse rrini aty, apo për qejf?

Banorja: Ku të shkojmë?

Rama: Aty ku kemi thënë ne.

Banorja: Nuk ka vende.

Rama: Të merrni bonusin e qirasë dhe të shkoni atje, e mos rrini aty, hajt se ju nxjerrim ne mos ki merak. Muhabet kot. Shkoni merrni policinë e nxirrini jashtë.

Një tjetër banore: Kam shkuar në hotel në Shëngjin.

Rama: Hë, mirë atje?

Banorja: Nga 6 mijë lek paguajmë rrugë vijmë shof shpinë.

Rama: Po pse apo të morri malli të shohësh shpinë, hej zot. …Nuk ia vlen, duhet me i shemb të gjitha e me i garantu…me u angazhu urgjent planifikimin e kësaj e me këtë rast të plotësohen të gjitha nevojat me infrastrukturën e shërbimeve dhe projektin e kanalit të tmerrit që i përmbyt këta ka 200 vjet. është rasti për ti rilindur 100 herë më mirë. E gjitha kjo duhet bere lagje e re, Laçi i 2020-s. Për më shumë ndiq minutën 13:00.

Kryeministri gjithashtu njoftoi se godina e vjetër e spitalit të Laçit, do të shembet me eksploziv dhe një spital i ri, me elementë anti-sizmikë do të ndërtohet nga shteti.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Laç, Kurbin – Prishja e godinës se spitalit të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit😥 pjesë e planit për t'i hapur rrugë jo vetëm ndërtimit të spitalit të ri, po një rindërtimi shembullor të krejt zonës së banuar përreth spitalit🏥🌳🏫🏢🏡Koha për #LaçinqëDuam🤝☀️https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 14. Dezember 2019

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Duhet të kërkojmë falje”, Grida Duma tregon mesazhin që mori nga mikja e saj gazetare natën e tërmetit
Artikulli tjetërSot feston ditëlindjen, Tayna dhe shoqet e saj e “djegin” deri në orët e para të mëngjesit(Video)