Vjet, në 20-vjetorin e “Këngës Magjike”, fitoi çmimin e parë edhe si këngëtar, me këngën “Plas”.
Advertisements
Sivjet ia që lloi përsëri, por kësaj here ka meritë të madhe në sukses edhe këngëtarja Eneda Tarifa, një bishë e vërtetë e të kënduarit live dhe në nota të larta, aq sa dukej e pabesueshme se sa përfekte ishin notat e saj, njësoj si një studio.
Pra, dy artistë të shkëlqyer bashkuan forcat për të dhënë një këngë të merituar fituese. Gjatë after party-t, Flori dhe Eneda janë komplimentuar nga artistët. Ndërkohë, Flori ka preferuar të krijojë një intimitet disi gazmor me këngëtaren greke.
Advertisements
Maria Kiou ishte pjesë e finales me këngën “Mallon trelenomai”, këngë e cila u pëlqye shumë. Flori, duke përfituar edhe nga prezenca e paparazzit tonë, s’ka lënë vend pa e puthur Marian.
Por nuk i ka kursyer përqafimet dhe puthjet as me koleget e tjera, si me Anxhela Peristerin, Fifin etj. Në after party vihet re mungesa e shumë këngëtarëve, të cilët ishin pjesë e natës finale.
Madje, disa prej tyre nuk i kanë kursyer fjalët e hidhura për fesativalin dhe Gjebrean edhe në publik. Panorama Plus
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!